- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kosova rrezikon të hyjë në një rekord të pazakontë në Evropë, duke pasur një nga ciklet më të shkurtra zgjedhore, si pasojë e krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit institucional. Sipas të dhënave krahasuese, vendi ka kaluar në mënyrë të shpeshtë në procese zgjedhore brenda një periudhe të…
Një mjet i ri i bazuar në inteligjencën artificiale mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të fëmijëve që janë në rrezik për çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), vite përpara se të vendoset një diagnozë formale, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i realizuar nga studiues në…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Naim Bardiqi ka folur në lidhje me mesazhin e tij “Po e zgjedhim presidentin ‘karate’”. Bardiqi ka thënë se mesazhi i tij është nxjerr nga konteksti, pasi ka përdorur zhargon në një bisedë private, transmeton Gazeta Shneta. “Kam qenë i ftuar në një ditëlindje dhe i…
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u ndërpre mbrëmë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa pritet të vazhdojë sot në orën 10:00, mes përplasjeve të forta politike për ligjshmërinë e procesit. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa…
Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende priten të sjellin riga shiu. Ndërkaq bazuar në këto të dhëna, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, e ato maksimale…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka dënuar ashpër përpjekjen për ta çuar përpara zgjedhjen e Presidentit pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues. Sipas KDI-së, një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend. “Vendimet dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese kanë…
Sifilizi është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) i shkaktuar nga bakteri Treponema pallidum. Nëse zbulohet herët, trajtimi është i thjeshtë dhe efektiv, por nëse lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin. Sëmundja kalon në katër faza: faza primare, sekondare, latente dhe terciare, ku secila ka simptoma…
Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme për presidentin, raporton Ekonomia Online. Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu, tha se seanca do të vazhdojë nesër në orën 10:00, duke i bërë thirrje opozitës që të jetë e pranishme. “Këtë seancë do ta vazhdojmë nesër në orën 10:00”, ka deklaruar Haxhiu.…

