Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët, i shoqëruar me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, kryesisht në disa zona të izoluara. Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të…

Më shumë

Një studim i ri ka zbuluar se joga mund të ndihmojë ndjeshëm personat që kanë kaluar kancerin, duke reduktuar pagjumësinë, ankthin, lodhjen dhe çrregullimet e humorit. Ekspertët thonë se kjo metodë natyrale mund të ofrojë një alternativë pa medikamente për përmirësimin e mirëqenies fizike dhe emocionale të pacientëve. Sipas Shoqatës…

Më shumë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për hapjen e aplikimit për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik. Përmes një njoftimi publik, Murati ka bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet online përmes platformës së Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa secili punëtor duhet të aplikojë individualisht dhe…

Më shumë