- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Është një sëmundje serioze kronike e shoqëruar me mbi 200 sëmundje bashkëshoqëruese, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe gjendje të tjera. Shtimi i peshës trupore është një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues rritjeje në botë dhe në vendin tonë, gjë që prek veçanërisht fëmijët…
Kuvendi i Kosovës ka votuar sot, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime, për formimin e grupit parlamentar që do të hartojë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes. Vendimi u mor në seancën e sotme plenare dhe shënon një hap konkret drejt adresimit institucional të një prej çështjeve më të ndjeshme…
Kërkimet e reja tregojnë se ushqyerja me gji ndihmon në parandalimin e kancerit. Për dekada me radhë, lidhja mes ushqyerjes me gji dhe uljes së rrezikut për kancer gjiri ishte e njohur, por mekanizmi pas saj nuk kuptohej plotësisht. Zbulimet e fundit kanë hedhur dritë mbi këtë proces biologjik. Studiuesit…
Dr. Dardan Ismajli është specialisti më i ri i endokrinologjisë. Ismajli e ka mbrojtur me sukses provimin specialistik pranë Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për këtë ka njoftuar babai i tij Dr. Jakup Ismajli. Gjinekologu ka thënë se ndjehet krenar me të birin për këtë arritje…
Shërbimi i Logopedisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” është funksional për herë të parë dhe tashmë ofron trajtime për fëmijët me çrregullime të komunikimit. Shërbimi udhëhiqet nga logopede Erza Preteni, ndërsa deri më tani janë regjistruar 20 raste të para që kanë filluar trajtimin. Sipas njoftimit, për shkak…
Nën moton “Autizmi dhe Njerëzimi – Çdo jetë ka vlerë”, është shënuar Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, me thirrje për më shumë ndërgjegjësim, pranim dhe përfshirje të personave në spektrin e autizmit në shoqëri. Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse…
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur konsultimet për Kosovën, duke vlerësuar se ekonomia ka shfaqur ngadalësim gjatë vitit të fundit, ndërsa presionet nga inflacioni janë rritur. Sipas raportit, rritja ekonomike ka rënë në 3.6% në vitin 2025, krahasuar me 4.6% në vitin 2024, si pasojë e dobësimit…
Kapsllëku mbetet një ndër problemet më të shpeshta të sistemit tretës, i cili shpesh shoqërohet me fryrje, dhimbje stomaku dhe ndjesi rëndese, duke ndikuar në cilësinë e jetës së përditshme. Sipas ekspertëve, shkaktarët më të zakonshëm lidhen me dietën e varfër në fibra, mungesën e aktivitetit fizik dhe konsumimin e…

