- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Oda e Mjekëve të Kosovës ka publikuar njoftimin për hapjen e procesit të kandidimit për organet e saj drejtuese, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe konstituimit të Kuvendit. Përmes këtij njoftimi, institucioni u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit që shprehin interes për të kandiduar në…
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Ligji për të huajt ka hyrë në fuqi para 13 vjetësh dhe se Qeveria vetëm është duke e zbatuar atë. Kurti ka bërë të ditur se synimi është përfshirja e të gjitha strukturave në kuadër të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit, duke siguruar se…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e vogëlushit pesëvjeçar është stabile dhe në përmirësim, pas ndërhyrjes kirurgjike që iu bë për shkak të plagëve të rënda, ndërsa sfidë mbetet trajtimi i traumës psikosociale dhe sigurimi i një ambienti të shëndoshë për të. Ai ka bërë të…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se po pritet një raport për të sqaruar arsyet pse pishinat për hidroterapi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk janë funksionalizuar që nga viti 2022, duke paralajmëruar masa pas publikimit të tij. Gjatë përurimit të pishinave në Klinikën e Fizioterapisë në vitin…
Major Vjollca Hoti nga Policia e Kosovës ka përfunduar trajnimin prestigjioz në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës këtë të enjte. Sipas Polciisë, Akademia e FBI-së njihet si një nga programet më të avancuara për zyrtarë të lartë të…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë festës së Bajramit, duke theksuar rëndësinë e balancës ushqimore në këtë periudhë festive. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, spitali rikujton se tryezat festive shpesh janë të pasura me ushqime, por konsumimi i tepërt mund të ketë…
Më 20 mars, bota shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral, një iniciativë globale e Federatës Botërore të Stomatologjisë, që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kujdesit për gojën dhe dhëmbët. Fushata për vitet 2024–2026, me temën “Një gojë e shëndetshme… një jetë e lumtur”, synon të fuqizojë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka raportuar aktivitetin e ditës së djeshme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 32 pacientë të rinj për trajtim të mëtejmë, ndërsa janë kryer gjithsej 429 vizita specialistike. Laboratori i spitalit ka realizuar 2,317 analiza për 181 pacientë, duke përfshirë…

