Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar në lidhje me rastin e keqtrajtimit të 5-vjeçarit në Lipjan e ku thonë se kjo shfaq dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve, por theksohet edhe se ngrit shqetësime serioze për funksionimin dhe reagimin në kohë të mekanizmave institucional.…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, duke evidentuar një numër të lartë aksidentesh trafiku që kanë rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një aksident me fatalitet, ndërsa 29 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu,…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë nga 1 e deri në 3 gradë Celsius derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 10 e deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga…

Më shumë

Terapia hormonale zëvendësuese (HRT) ndihmon në përmirësimin e simptomave të menopauzës, si nxehtësia e papritur, problemet me gjumin, tharja vaginale dhe ndryshimet e humorit, të shkaktuara nga rënia ose luhatjet e nivelit të estrogjenit. Historikisht, ekzistonte shqetësimi se HRT mund të shkaktonte efekte serioze anësore, por hulumtimet e fundit sugjerojnë…

Më shumë

Rreth çdo gjashtë në 100 persona që infektohen me COVID-19 zhvillojnë gjendjen post-COVID, e njohur si “COVID i zgjatur”. Aktualisht nuk ekziston një kurë për këtë gjendje dhe kushdo që infektohet me virusin mund ta zhvillojë atë. Studimet e mëparshme tregojnë se disa zgjedhje të jetesës, si ndjekja e një…

Më shumë