- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Dje, 296 pacientë u nënshtruan analizave laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke kryer gjithsej 3,743 teste. Ky aktivitet është pjesë e shërbimeve të përditshme të spitalit, që përfshijnë vizita specialistike, pranime të reja dhe procedura të ndryshme diagnostikuese. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithashtu 426 vizita specialistike,…
Aktiviteti i gripit në Shtetet e Bashkuara po bie gradualisht, por autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vaksina e këtij sezoni nuk ka ofruar mbrojtjen e zakonshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Centers for Disease Control and Prevention (CDC), vaksina ka qenë vetëm 25% deri në 30% efektive në parandalimin e…
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të sindikatës, Jusuf Azemi, lidhur me pretendimet për grevë të punëtorëve teknikë në këtë institucion. Në reagimin zyrtar, spitali i cilëson si të pasakta dhe dezinformuese deklaratat për përfshirjen e tij në këtë çështje, duke theksuar se nuk…
Ministri Arben Vitia ka njoftuar se e ka nënshkruar kontratën me vlerë 24 milionë Euro për vazhdimin e punimeve në objektin e ri të Spitalit te Ferizajt. “Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt. Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt…
Një i mitur nga Lipjani është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, si pasojë e moskujdesit nga prindërit. Sipas Policisë së Kosovës, të dy prindërit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 23 aksidente trafiku me persona të…
Një studim i fundit ka ngrritur shqetësime serioze për sigurinë e kufjeve që përdoren çdo ditë nga miliona qytetarë në Evropë. Sipas hulumtimit, mbi 50 marka të njohura ndërkombëtare, përfshirë Samsung, Apple, Sony dhe Sennheiser, përmbajnë gjurmë të kimikateve që mund të dëmtojnë sistemin hormonal. Studimi, i realizuar nga organizata…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius. “Temperaturat minimale: 0 deri 3°C. Temperaturat maksimale: 9-12°C. Era: nga veriperendimi me shpejtësi 1-9m/s”,…

