- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mbajtja e trurit aktiv gjatë gjithë jetës përmes leximit, zgjidhjes së enigmave ose mësimit të aftësive të reja mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe në ngadalësimin e rënies së funksioneve njohëse. Ky është përfundimi i një studimi të ri shkencor që analizoi lidhjen mes aktivitetit mendor…
Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare ka folur për mediat zvicerane pas tragjedisë me 6 të vdekur dhe 5 të plagosur në Zvicër, pas përfshirjes nga flakët të një autobusi të transportit publik. Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë për të…
Një grup hakerësh iranianë ka marrë përgjegjësinë për një sulm të gjerë kibernetik ndaj kompanisë amerikane të teknologjisë mjekësore Stryker, duke pretenduar se ka shkatërruar më shumë se 200 mijë sisteme dhe ka nxjerrë rreth 50 terabajt të dhëna. Në një deklaratë, grupi i quajtur “Handala” tha se operacioni ishte…
Në Poloni, vazektomia po bëhet gjithnjë e më e famshme si një metodë e përhershme kontracepsioni për meshkujt. Sipas një raporti për gjendjen e të rinjve në vitin 2025, rreth 15 për qind e personave të lindur mes viteve 1995 dhe 2006 nuk kanë fëmijë dhe as nuk planifikojnë të…
Një studim i ri shkencor sugjeron se përdorimi i inteligjencës artificiale për këshilla mjekësore duhet të bëhet me kujdes. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Nature”, sistemi ChatGPT Health nuk arrin gjithmonë të identifikojë situatat kur përdoruesit kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Sipas të dhënave të OpenAI, më shumë…
Një ilaç i ri oral për humbje peshe, i quajtur orforglipron, ka treguar rezultate premtuese në provat klinike, duke ndihmuar pacientët të humbin deri në 8 për qind të peshës trupore. Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, kjo pilulë rezultoi më efektive se alternativa aktuale orale me…
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se njerëzit që ndjekin dieta vegjetariane kanë rrezik më të ulët për disa lloje të zakonshme të kancerit. Hulumtimi i publikuar në “British Journal of Cancer”, është studimi më i madh deri më tani që analizon lidhjen mes dietave pa mish dhe rrezikut…
Sekretet mund të shkaktojnë shqetësim dhe ndjenja negative që ndikojnë thellësisht në mirëqenien tonë mendore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në “PsyArXiv”, por që ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë. Sipas studimit, problemi, nuk është vetë sekreti, por fakti që mendjet tona kthehen spontanisht…

