- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Policia e Kosovës ka nisur hetimin për tre vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në vendSipas raportit 24-orësh, bëhet fjalë për komunat Zveçan, Gjilan dhe Prizren. Viktimat janë dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës. Zveçan / 01-05.03.2026 – NN. Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur…
“Ndërsa bota po përballet me një rënie demokratike, konflikte në rritje, presione ekonomike dhe tkurrje të hapësirës qytetare, ka një kundërshtim gjithnjë e më të organizuar ndaj barazisë gjinore dhe një regres të të drejtave të grave ”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në New York, Sarah Hendriks,…
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë të shtrirë 210 pacientë që po marrin trajtim në repartet e ndryshme të këtij institucioni shëndetësor. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali për 24 orët e fundit, janë realizuar 502 vizita specialistike, ndërsa 40 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Gjatë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të…
Bashkimi Evropian ka regjistruar numrin më të lartë të produkteve të rrezikshme të identifikuara në treg gjatë vitit 2025, sipas raportit të fundit të publikuar nga European Commission përmes sistemit Safety Gate. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 4,671 njoftime për produkte të pasigurta, shifra më e lartë…
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, kryesisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-28 km/h. Temperaturat minimale do të…
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë të enjten seancën për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar ndërprerjen e seancës, duke theksuar se votimi do të vazhdojë në…
Disa njerëz përballen me ankthin gjatë natës, një çrregullim që mund të jetë shumë i vështirë, por që mund të trajtohet me ndihmën dhe mbikëqyrjen e një mjeku specialist. Ankthi dhe ataket e panikut janë probleme serioze për ata që i përjetojnë, por situata bëhet edhe më e vështirë kur…

