- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit. Në uebfaqen e Kuvendit është konfirmuar se seanca e jashtëzakonshme plenare është planifikuar të nisë në orën 20:00, megjithëse kjo seancë filloi me 30 minuta me vonesë.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë. Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuta…
Koha më e mirë për të pirë kafe është midis 9:30 dhe 11:00 të mëngjesit. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë se pirja e kafesë shumë herët në mëngjes mund të reduktojë efektin e saj, për shkak të nivelit të lartë të kortizolit, hormoni i vigjilencës. Studimet tregojnë se pritja deri pas…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, duke e cilësuar këtë hap si përgjigje ndaj, siç tha, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët. Sipas saj, amendamentet në fjalë janë hartuar nga Komisioni për amendamentimin…
Një studim i publikuar në The BMJ sugjeron se medikamentet e klasës GLP-1, të përdorura për trajtimin e diabetit dhe obezitetit, mund të lidhen me ulje të rrezikut për zhvillimin e varësive nga alkooli, nikotina, kokaina, kanabisi dhe opioidët. Analiza, e realizuar mbi më shumë se 600 mijë pacientë me…
Një studim i udhëhequr nga McMaster University dhe i publikuar në The Canadian Journal of Psychiatry tregon se përdorimi i rregullt i kanabisit lidhet me rritje të rasteve të ankthit, depresionit dhe mendimeve vetëvrasëse. Analiza përfshiu mbi 35 mijë persona mbi moshën 15 vjeç në Kanada, gjatë periudhës 2012–2022. Sipas…
Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me probleme emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët parashkollorë
Konsumimi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional dhe sjellor të fëmijëve në moshë parashkollore, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i publikuar në JAMA Network Open, tregon se fëmijët që marrin më shumë kalori nga ushqimet ultra të përpunuara kanë rrezik më…
Rastet e kancerit gastrointestinal (GI) në nivel global pritet të dyfishohen deri në vitin 2050, sipas një studimi shumëinstitucional të bashkëdrejtuar nga Cedars-Sinai Medical Center dhe të publikuar në Cancer. Projeksionet, të bazuara në të dhënat e vitit 2022, tregojnë se rritjet më të mëdha priten në diagnostikimin e kancerit…

