- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka sqaruar vendosjen e tarifës për përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç, pas reagimeve në publik lidhur me detyrimin për të paguar 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e institucionit. Sipas QKUK‑së, pagesa prej 3 euro për natë zbatohet në të gjitha…
Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian “Digital Decade 2025: eHealth Indicator Study”, shumica e vendeve evropiane kanë bërë përparim në aksesin te kartelat elektronike të pacientit (EHR), por nivelet e dijes dixhitale për shëndetin mbeten sfidë në disa vende. Në 2024, mesatarja e BE-së për qasjen te EHR arriti…
Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24-orë qëndrimi. Kjo tarifë aplikohet për përcjellësit e pacientëve që marrin trajtim spitalor, pa përjashtim, përfshirë edhe pensionistët. Pagesa bëhet edhe në rastet kur prania e familjarit është e domosdoshme për përkujdesje…
Specialisti i neurologjisë, Dr. Zenel Ahmetaj, është pensionuar sot pas një karriere shumëvjeçare në Spitali i Përgjithshëm në Pejë. Sipas njoftimit të spitalit, Ahmetaj për vite me radhë ka qenë pjesë e shërbimit të Neurologjisë, duke kontribuar në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve. Nga institucioni theksohet se ai ka luajtur…
Policia e Kosovës është duke hetuar dy raste të vdekjeve në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë është gjetur një burrë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Polica…
Tre vjet pas përurimit të objektit të Klinikës së Mjekësisë Fizikale, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk i ka funksionalizuar dy pishinat në këtë shërbim. Objekti i ri i Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim është përuruar në dhjetor të vitit 2022, por jo të gjitha shërbimet janë funksionalizuar,…
Në Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri ka filluar aplikimi i vaksinës BCG (BSZH) për të porsalindurit, një proces që po realizohet në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Mitrovicë. Sipas njoftimit, vaksinimi po kryhet menjëherë pas lindjes nga stafi infermieror i Repartit të Neonatologjisë, nën…
Reparti i Ortopedisë në Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës gjatë vitit 2025 ka trajtuar pacientë me patologji traumatike, degjenerative dhe ortopedike. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë këtij viti janë pranuar për trajtim spitalor 443 pacientë. Po ashtu, janë realizuar 388 ndërhyrje kirurgjikale ortopedike, transmeton Gazeta Shneta. Në…

