- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëng që formohen në vezore dhe hasen shpesh tek gratë, përfshirë edhe gjatë shtatzënisë. Në shumicën e rasteve ato janë të padëmshme dhe nuk kërkojnë trajtim, përveç situatave kur rriten shumë ose shkaktojnë shqetësime si dhimbje në legen, marrëdhënie të dhimbshme apo probleme…
Një femër është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për Gazetën Express. Zëdhënësi i PK për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. “Sot rreth orës 16:00,…
Një studim i ri tregon se diagnostikimi i demencës shpesh ndodh shumë kohë pasi shfaqen simptomat e para. Mesatarisht, diagnoza vendoset rreth 3.5 vjet pas fillimit të shenjave, ndërsa tek personat me demencë me fillim të hershëm kjo periudhë zgjatet deri në rreth 4.1 vjet. Kjo vonesë mund të ndikojë…
Pas miratimit të marrëveshjeve të domosdoshme në Kuvend për Planin e Rritjes, Kosova ka të drejtë të marrë mjetet e parafinancimit, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian. Në këtë institucion u konfirmua se Kosova tashmë ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7 për qind të shumës totale…
Shumë mite popullore pretendojnë se mund të zbulojnë gjininë e foshnjës përmes shenjave si forma e barkut, dëshirat për ushqime të ëmbla apo të kripura, apo ndryshimet në pamjen e nënës. Megjithatë, asnjë prej këtyre besimeve nuk është vërtetuar shkencërisht dhe konsiderohen vetëm tradita popullore. Një nga mitet më të…
Një studim i fundit amerikan tregon se për të ruajtur mendjen e mprehtë me kalimin e viteve, është thelbësore të kombinohen ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe stimulimi i trurit. Sipas studimit të publikuar në “JAMA”, të moshuarit që ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme arrijnë rezultate në testet njohëse…
Një provë klinike në fazë të hershme në Francë po hap perspektiva të reja për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, duke përdorur stimulimin e qelizave nervore me dritë. Studiuesit nga një qendër kërkimore pranë “Grenoble University Hospital”, kanë zhvilluar një pajisje të vogël që drejton rreze drite në thellësi të…
KQZ e Odës së Mjekëve të Kosovës i ka publikuar sot rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Në këto zgjedhje të cilat janë mbajtur për legjislaturën e katërt të Kuvendit të OMK-së, më së shumti vota ka marr kandidati Rrezart Halili, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.…

