- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Hulumtimi i një bashkëpunimi portugalez-brazilian ka treguar se ulja e konsumit të kalorive mund të rrisë efektivitetin e kimioterapisë në trajtimin e sarkomave, një lloj i rrallë i kancerit. Rezultatet e studimit, publikuar në ditën botërore të kancerit më 4 shkurt, tregojnë se kufizimi i kalorive reduktuar peshën dhe volumet…
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës. Sipas mediave italiane, viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 48,…
Gjatë vitit 2025, Shërbimi i Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Spitalin e Gjakovës ka kryer trajtime mjekësore dhe rehabilituese për pacientët ambulantorë dhe të hospitalizuar. Sipas të dhënave zyrtare, janë kryer 3,364 vizita specialistike, prej të cilave 3,114 pacientë janë trajtuar nga mjekët fiziatër, ndërsa 250 vizita kanë qenë nga…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar…
Dogana e Kosovës ka vazhduar me intensitet kontrollet kundër kontrabandës me mallra, me fokus të veçantë në sektorin e barnave. Së fundmi, njësitë e antikontrabandës kanë zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku gjatë kontrolleve në një poliklinikë private dhe në një barnatore janë sekuestruar barna të dyshuara si të kontrabanduara,…
Organizata Panamerikane e Shëndetësisë (PAHO) paralajmëron për një rritje të fortë të rasteve të fruthit në Amerikë, duke kërcënuar statusin e eliminimit në ShBA dhe Meksikë. Vetëm tre javët e para të 2026-së regjistruan 1,031 raste, ndërsa gjatë 2025 u konfirmuan 14,891. Shpërthimet më të mëdha janë në Amerikën e…
Ushqimet ultra të përpunuara, si pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe fast food-i, janë të dizajnuara për të nxitur konsum të tepruar dhe varësi, njësoj si duhani, thuhet në një studim të ri shkencor. Studimi është realizuar nga studiues të universiteteve Harvard, Duke dhe Michigan dhe është publikuar në revistën Milbank…
Sot, në orët e para të 24-orëshit, parashikohen reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të paraqiten në formë rrebesheve afatshkurtra. Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me diell, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e izoluara lokale, të cilat më vonë mund të intensifikohen paksa. Era…

