- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri i publikuar në revistën Nature Communications testoi për herë të parë një mjet digjital që ndihmon personat me COVID të gjatë të menaxhojnë nivelet e energjisë dhe lodhjen. Aplikacioni i quajtur “Pace Me” përdor një pajisje inteligjente (Fitbit) për të monitoruar aktivitetin ditor dhe dërgon sinjalizime…
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar një sukses të veçantë, duke kryer për herë të parë në vend një ndërhyrje kirurgjikale për Sindromën Eagle, një patologji e rrallë dhe komplekse. Sindroma Eagle shkaktohet nga zgjatja jonormale e procesit stiloid në bazën e kafkës…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin javor të punës, ku bëhet e ditur se gjatë një jave janë ofruar mijëra shërbime shëndetësore për pacientët nga Peja dhe rajoni. Sipas të dhënave, janë realizuar 2939 vizita specialistike, ndërsa 208 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Mesatarisht, 166 pacientë kanë…
Që nga viti 2022 e deri në fund të vitit 2025, në Kosovë kanë lindur 105 mijë e 671 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK). Sipas të dhënave të ASK-së në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë lindur gjithsej 27 mijë e 418 fëmijë.…
Nga dita e sotme, në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka nisur për herë të parë ofrimi i shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale, duke zgjeruar gamën e shërbimeve kirurgjike për pacientët e rajonit. Sipas njoftimit, dy specialistë të kësaj fushe, Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri, i…
Një studim i madh nga Kanadaja ka zbuluar se psikoza, përfshirë skizofreninë, po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh dhe në moshë më të re te brezat e lindur kohët e fundit. Hulumtimi, i publikuar në Canadian Medical Association Journal (CMAJ), ka analizuar të dhënat e mbi 12 milionë personave në…
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës. Nga këto pesë raste vetëm njëri është dërguar në mbajtje. DHUNË NË FAMILJE· Podujevë/ 01.02.2026-12:30. Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga…
Ndërsa Danimarka nis bisedime me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të mundshme lidhur me Groenlandën, ekspertët vlerësojnë se industria farmaceutike daneze – përfshirë gjigantin Novo Nordisk dhe barnat e njohura për humbje peshe Ozempic dhe Wegovy – nuk i jep Kopenhagës ndikim të mjaftueshëm për të ushtruar presion politik…

