- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm i Ferizaj, përmes një komunikate të lëshuar, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të mjekut internist Dr. Milaim Avdiu, bashkëpunëtor shumëvjeçar i këtij institucioni shëndetësor. Sipas njoftimit, Dr. Avdiu do të kujtohet për përkushtimin e madh ndaj pacientëve, humanizmin dhe profesionalizmin që e kanë karakterizuar gjatë gjithë…
Vitet e fundit është rritur interesi për mënyrat se si njerëzit mund të ngadalësojnë ose përmirësojnë plakjen biologjike, një koncept që i referohet moshës reale të shëndetit dhe funksionimit të trupit në nivel molekular, dhe jo thjesht numrit të viteve të jetuara. Ndryshe nga mosha kronologjike, plakja biologjike ndikohet nga…
Sipas një raporti të ri, gratë humbasin kolektivisht rreth 75 milionë vite jetë të shëndetshme çdo vit, ekuivalente me afërsisht një javë shëndet të humbur për çdo grua në vit. Edhe pse gratë dhe vajzat përbëjnë 49% të popullsisë globale dhe jetojnë më gjatë se burrat, ato kalojnë rreth 25%…
Më 22 janar 2026, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund zyrtarisht anëtarësimit të tyre në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke përmbyllur një proces njëvjeçar të nisur me vendime të diskutueshme në politikën shëndetësore. Më 20 janar 2025, në ditën e parë të mandatit të tij presidencial, Donald Trump nënshkroi…
Nga arka e buxhetit shtetëror të Kosovës, nga 100 euro tashmë kanë përfunduar në llogaritë e dhjetëra mijëra studentëve. Në vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë një varg ndihmash të tilla financiare për kategori të ndryshme të shoqërisë – nga familjet me fëmijë e lehonat, te studentët e…
Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 77 për qind e vendvotimeve. Nga KQZ është bërë e ditur edhe se ky proces është përmbyllur në 28 komuna. Njoftimi: Në QNR rinumërohen mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime, 28 komuna përmbyllin procesin Në Qendrën e Numërimit dhe…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për gjendjen e ujit të pijshëm në vend, duke bërë të ditur se në disa zona uji nuk rekomandohet për konsum. Sipas njoftimit zyrtar, problemet janë evidentuar në disa rajone të Kosovës. Në rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për…

