Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Klinika Emergjente në QKUK gjatë vikendit përballet me fluks të madh të pacientëve që kanë kërkuar trajtim, duke mbingarkuar klinikën. Nga emergjenca kanë apeluar te qytetarët që fillimisht për rastet jo urgjente të kërkojnë trajtim në qendra të mjekësisë familjare apo edhe spitalet rajonale në mënyrë që të shmangin ngarkesën…

Më shumë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale ku mund të ketë edhe reshje afatshkurtra, lokale shiu. Do të fryjnë erëra mesatare deri të fuqishme nga jugu dhe juglindja sidomos në Rrafshin e Kosovës dhe viset malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në…

Më shumë

Në Australi, përdorimi i veçorisë ChatGPT Health për të dhënë këshilla mjekësore ka ngritur shqetësime tek ekspertët e shëndetit. Edhe pse ky sistem është krijuar për të ofruar informacion dhe këshilla të përgjithshme shëndetësore, përdorimi i tij pa mbikëqyrje mund të jetë i rrezikshëm. Ka raste ku përgjigjet e gjeneruara…

Më shumë