Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit. Bytyqi tha se i dyshuari është arrestuar. “Më datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në…

Më shumë

Sot janë bërë dy dekada nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, i cili vdiq më 21 janar 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi…

Më shumë

Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe, në periudha të caktuara, lokalisht me reshje të pakta bore. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C,…

Më shumë