- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në prag të ndërrimit të motmoteve, Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për sigurinë publike gjatë gjithë vitit. Bazuar në të dhënat e organit të rendit, numri i veprave penale gjatë vitit 2025 ka pësuar rënë për 3.54%, krahasuar me vitin 2024. Sipas statistikave të Policisë, numri i vjedhjeve të…
Uji dhe shërbimi i kanalizimit në Kosovë do të shtrenjtohen nga 1 janari 2026. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga KRU “Mitrovica”, e cila ka njoftuar se Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar Urdhëresën Tarifore të Shërbimeve për vitin 2026. Sipas vendimit, çmimi i ujit për metër kub…
Franca synon të ndjekë shembullin e Australisë dhe të ndalojë platformat e rrjeteve sociale për fëmijët duke filluar nga viti shkollor 2026. Një projektligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15 vjeç do të dorëzohet për verifikime ligjore dhe pritet të diskutohet në parlament në fillim…
Viti 2025, shteti i Kosovës e gjeti vetën në krizë të thellë politike, duke zhvilluar 4 procese zgjedhore. Dy prej tyre ishin lokale, përfshirë balotazhin, dhe dy të tjera ishin parlamentare. Përderisa ato të 9 shkurtit ishin të rregullta, zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të jashtëzakonshme për shkak të mosformimit…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, duke sjellë mesazhe shprese dhe mbështetjeje për fëmijët që po përballen me sëmundje të rënda. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar se vizita është realizuar në ditët e fundit të këtij…
Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë persona përballen me ndryshime në ushqim dhe në rutinën e përditshme, të cilat jo gjithmonë janë të lehta për t’u menaxhuar. Këto ndryshime mund të ndikojnë edhe në nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht tek personat që jetojnë me diabet. Pikërisht për këtë…
Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit…
Oda e Stomatologëve të Kosovës ka publikuar numrin më të ri të “Revistës së Stomatologëve të Kosovës” (Vëllimi 4, Numri 2 / 2025), i cili tashmë është i disponueshëm për anëtarët. Nga ky numër, revista botohet edhe në gjuhën angleze, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes…

