- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e hipertensionit dhe problemeve kardiovaskulare tek gratë, sipas një analize të re të prezantuar në kongrese ndërkombëtare të kardiologjisë dhe të cituar nga American Heart Association. Sipas gjetjeve të studimit, gratë që flenë më pak se gjashtë orë në natë…
Shkencëtarët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje ndikimit që vetmia dhe izolimi social kanë në shëndetin fizik, veçanërisht në funksionimin e sistemit imunitar. Studime të fundit tregojnë se vetmia kronike nuk është vetëm një gjendje emocionale, por mund të shkaktojë ndryshime reale biologjike në organizëm, shkruan CDC, transmeton…
Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature ka identifikuar proteinën CACNA2D1 si një biomarker të rëndësishëm që lidhet me problemet njohëse te pacientët me skizofreni, duke hapur mundësi të reja për trajtime më të personalizuara dhe efektive. Sipas studiuesve, proteina CACNA2D1 luan rol kyç në mënyrën se si qelizat…
Autoritetet shëndetësore të European Union kanë ngritur alarmin për mungesa të mundshme të ilaçit ifosfamide, një medikament kyç që përdoret në trajtimin e disa formave agresive të kancerit, ndërsa problemet e furnizimit mund të vazhdojnë deri në vitin 2027. Sipas raportimit të Reuters, vështirësitë lidhen me probleme në prodhim nga…
Autoritetet ndërkombëtare të shëndetit kanë raportuar raste të reja të virusit Ebola në Democratic Republic of the Congodhe Uganda, duke ngritur shqetësime për përhapje të mëtejshme të sëmundjes në rajon. Ekipet mjekësore dhe epidemiologjike janë mobilizuar menjëherë për identifikimin e kontakteve, izolimin e rasteve të dyshuara dhe forcimin e kontrollit…
Konferenca e IV Ndërkombëtare e Fizioterapisë ka nisur punimet, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për komunitetin e fizioterapisë në Kosovë dhe më gjerë. Konferenca organizohet nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës dhe këtë vit përkon me 10-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë hapëse morën pjesë përfaqësues të institucioneve…
Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë ndikimin që stresi kronik mund të ketë në zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Sipas studiuesve, stresi afatgjatë shkakton ndryshime biologjike në organizëm, duke rritur nivelin e inflamacionit dhe duke ndikuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, shkruan Cancer Research UK, transmeton Gazeta Shneta. Këto ndryshime mund…
U.S. Food and Drug Administration ka nisur një program të ri pilot që përdor inteligjencën artificiale për të monitoruar në kohë reale të dhënat nga provat klinike, në një përpjekje për të përshpejtuar procesin e vlerësimit dhe aprovimit të barnave të reja. Sistemi i ri do të analizojë automatikisht informacionet…

