- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses operimi për largimin e kataraktit edhe në syrin e dytë të qytetarit Anton Cena. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Cena përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka theksuar se kjo ndërhyrje i ka dhënë fund…
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se, me rastin e festave të fundvitit, zyrtarë të Policisë së Kosovës në Gjakovë kanë vizituar repartin e Pediatrisë. Sipas njoftimit, gjatë vizitës fëmijëve të shtruar u janë shpërndarë dhurata simbolike. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festave të fundvitit./Gazeta Shneta/
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë konferencës vjetore për media ka prezantuar aktivitetet, arritjet dhe sfidat për vitin 2025, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të intervenimeve, veçanërisht në rastet e zjarreve. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj,…
Policia i uron dhe apelon qytetarët për festat e fundvitit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi
Policia e Kosovës ka uruar festat e fundvitit derisa ka apeluar qytetarët që të festojnë pa përdorimin e mjeteve të rrezikshme. Në njoftim thuhet se kontributi i qytetarëve parandalon incidentet. Komunikata e plotë: Në emër të Policisë së Kosovës ju urojmë festat e fundvitit, me urimin që ju dhe familjet…
Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç në Australi ka sjellë reagime të ndryshme te të rinjtë, nga lehtësimi deri te frustrimi dhe ndjenja e izolimit. Ekspertët e Universitetit të Melburnit theksojnë se nuk ka një zgjidhje të vetme për këtë ndryshim, pasi çdo fëmijë reagon ndryshe në…
Sezoni i gripit ka nisur dhe një variant i ri i influenza A H3N2, i njohur si subclade K, po shkakton shqetësim për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rrezikut të sëmundjeve të rënda. Ky variant është bërë dominues në SHBA, duke shkaktuar nivele të larta infeksionesh në shtete si…
Dy kandidatët për deputetë nga dy parti të ndryshme, VV dhe LDK, i kanë uruar suksese njëri-tjetrit. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi dhe shef i divizionit për Kujdes Parësor Shëndetësor Shaban Osmanaj, i kanë uruar suksese njëri-tjetrit në garën për deputet, shkruan Gazeta Shneta. Bardiqi, i…
Një studim i ri sugjeron se ulja graduale e dozës së antidepresivëve, duke vazhduar psikoterapinë, është mënyra më efektive për të parandaluar rikthimin e simptomave të depresionit. Analiza, e publikuar këtë javë në The Lancet Psychiatry, përfshiu 76 triale të rastësishme me mbi 17,000 pjesëmarrës në Francë dhe Itali. Studiuesit…

