Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një studim i madh gjenetik, i realizuar mbi të dhënat e më shumë se një milion individëve, ka sjellë njohuri të reja mbi mënyrën se si klasifikohen çrregullimet e shëndetit mendor. Hulumtimi tregon se këto çrregullime nuk ndahen gjithmonë qartë sipas diagnozave tradicionale klinike, siç janë depresioni, ankthi apo çrregullimi…

Më shumë

Hulumtimet e reja kanë forcuar lidhjen mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor, duke treguar se bakteret e zorrëve luajnë rol kyç në rregullimin e humorit dhe emocioneve. Kjo lidhje njihet si “boshti zorrë-tru”. Studimet tregojnë se çekuilibri i mikrobiomës lidhet me rritje të simptomave të depresionit dhe ankthit, pasi…

Më shumë

Sot do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C. Mjegulla dhe vranësirat e ulëta pritet të jenë prezente nëpër lugina dhe ultësira, të cilat pritet të tërhiqen gjatë ditës, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.…

Më shumë

Parashikimi i motit për fundjavë (20–21 dhjetor 2025) Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull, e cila në disa zona mund të mbetet e pranishme gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa…

Më shumë