- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka deklaruar se gjendja me listën esenciale të barnave në sistemin publik shëndetësor është e pakënaqshme, duke theksuar se pavarësisht rritjes së buxhetit të qeverisë, mungesat e barnave në SHSKUK dhe spitalet rajonale janë rritur ndjeshëm, raporton Ekonomia Online. Në një…
Sot do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 8°C. Mjegulla dhe vranësirat e ulëta pritet të jenë prezente nëpër lugina dhe ultësira, të cilat pritet të tërhiqen gjatë ditës, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.…
Parashikimi i motit për fundjavë (20–21 dhjetor 2025) Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull, e cila në disa zona mund të mbetet e pranishme gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0°C, ndërsa…
Një studim i ri dhe i gjerë ka zbuluar një lidhje mes konsumit të djathrave me yndyrë të lartë edhe kremrave të yndyrshëm, dhe një rreziku më të ulët për zhvillimin e demencës. Sipas studimit, personat që konsumonin 20 gramë ose më shumë djathë me yndyrë të lartë në ditë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe nëntë kompani të mëdha farmaceutike të premten njoftuan marrëveshje që do të sjellin ulje të çmimeve të ilaçeve që prodhohen prej tyre për programin qeveritar “Medicaid” dhe për ata që i blejnë me para të gatshme, në përpjekjen e tij më të…
Vetëm pesë ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, një burrë 28-vjeçar, i paralizuar prej tetë vitesh si pasojë e një dëmtimi të rëndë të palcës kurrizore, arriti të kontrollojë pajisje të ndryshme vetëm me mendje. Ai ishte në gjendje të drejtonte karrocën me rrota, të shfletonte internetin, të luante video-lojëra dhe të…
Shkencëtarët kanë zhvilluar simulime të reja që tregojnë se si gripi i shpendëve mund të kalojë te njerëzit dhe të përhapet në popullatë, nëse nuk merren masa të shpejta vaksinimi dhe izolimi. Studimi thekson rrezikun e një pandemie të ardhshme, të njohur nga ekspertët si “Sëmundja X”, një infeksion që…
Njeriu që po lavdërohet si hero, sepse ia rrëmbeu armën njërit prej sulmuesve gjatë të shtënave masive në plazhin australian Bondi, të premten mori një çek prej më shumë se 1.65 milion dollarësh amerikanë (1.4 milion euro). Paratë u mblodhën nga donacionet e dhjetëra mijëra njerëzve në mbarë botën, shkruan…

