- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Moti për sot parashihet të jetë i vranët dhe me intervale dielli. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë -2 deri në 0 gradë celsius. Njëherësh ato maksimale pritet të jenë 7-10 gradë Celsius. Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po vazhdon të përballet me cilësi të dobët të ajrit. Bazuar në matjet e fundit nga faqja “IQ Air”, e cila bën matjen e ajrit në gjithë botën, Prishtina vlerësohet në mesin e shteteve me cilësin me të dobët të ajrit. Kryeqyteti i Kosovës, renditet e…
Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja e një prej qendrave më të rëndësishme kirurgjikale në Zvicër, duke ngritur standardin e diasporës shqiptare në mjekësinë moderne. Nga 1 dhjetori 2025, PD Dr. med. Dr. sc. nat. Përparim Limani merr drejtimin e…
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se dehidratimi shpesh neglizhohet gjatë dimrit, duke rritur rrezikun për lodhje, turbullim mendor dhe probleme më serioze me veshkat. Qëndrimi i hidratuar mund të jetë çuditërisht i vështirë në muajt e ftohtë, por specialistët theksojnë se është po aq i rëndësishëm, nëse jo edhe më i…
Futbollistet mund të përjetojnë lëndime më të rënda dhe periudha më të gjata rikuperimi nëse lëndohen gjatë menstruacioneve, sipas një studimi të ri. Hulumtimi tregon se lojtaret që u dëmtuan gjatë ciklit menstrual patën pasoja më të rënda dhe humbën më shumë ditë stërvitjeje dhe loje krahasuar me dëmtimet e…
Ndryshimet në stilin e jetesës, si ndërhyrjet ushqimore, janë një strategji efektive për menaxhimin e diabetit të tipit 2, pasi ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Përveç llojit të ushqimit që konsumon një person, edhe mënyra se si ky ushqim ndërvepron me mikrobiomën e zorrëve mund të…
Sistemi elektro-energjetik i Kosovës po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror, veçanërisht në orët e pikut, ka bërë të ditur KOSTT përmes një komunikate për media. Sipas KOSTT-it, krahasuar me vitin e kaluar, konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje prej 14.33 për…
Fibroidet e mitrës mund të përfaqësojnë një rrezik të shtuar për shëndetin e zemrës, sipas një studimi të ri të kryer nga studiues të lidhur me Shkollën e Mjekësisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia. Studiuesit analizuan lidhjen mes fibroidëve të mitrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare aterosklerotike, duke u bazuar…

