- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs publik për plotësimin e katër pozitave të reja mjekësore në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Sipas shpalljes zyrtare, konkursi përfshin këto pozita: Mjek Specialist Neurolog, Mjek Specialist Internist , Mjek Specialist në Biokimi Klinike, dhe Mjek Specialist…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar…
Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj. Ajo është shpallur si dita e familjes,në vitin 1993 me një rezolutë, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkura. Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas njoftimit, afati për aplikim është nga data 11 deri më 25 maj 2026. Njëherësh, thuhet se aplikimi mund të bëhet online.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji është realizuar për herë të parë me sukses biopsia e pankreasit përmes ultrasonografisë endoskopike (EUS) me gjilpërë FNB, te një paciente 60-vjeçare. Sipas njoftimit të QKUK-së, deri më tani raste të tilla janë kryer jashtë institucioneve…
Fjetja më pak se gjashtë orë ose më shumë se tetë orë në natë mund të lidhet me plakje më të shpejtë biologjike të trupit, sugjeron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature. Studiuesit analizuan të dhënat e afro gjysmë milioni personave në Mbretëria e Bashkuar për…
Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron se ushqimet që konsumohen gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në preferencat ushqimore të fëmijëve vite më vonë. Sipas hulumtimit, fëmijët reaguan më pozitivisht ndaj aromave të perimeve me të cilat kishin qenë të ekspozuar që në barkun e nënës. Studimi u realizua nga studiues…
Mjeku amerikan Stephen Kornfeld, i cili ndihmoi në trajtimin e pasagjerëve të sëmurë gjatë shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, është lejuar të largohet nga izolimi në një njësi të sigurisë së lartë në SHBA. Kornfeld ishte një nga mbi 120 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që u…

