- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e punës gjatë 24 orëve të fundit, ku janë realizuar mijëra shërbime për pacientët. Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, vetëm gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer gjithsej 3,882 analiza laboratorike. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë…
Gjermania ka zbuluar virusin e hepatitit A në një përzierje të ngrirë manaferrash nga Serbia, njoftoi Sistemi Evropian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF). Ky virus, si përkujtesë, shkakton hepatitin viral A, ose verdhëzën infektive të tipit A. Gjatë një kontrolli zyrtar të tregut, në një mostër të marrë…
A e dini se ne qytetarët e Kosovës jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj tre faktorëve që e shkaktojnë sëmundjen e kancerit të mushkërive. Duhani është një nga faktorët kryesor, por kësaj radhe po ndalemi te dy faktorë të tjerë që nuk varen nga ne si qytetarë, azbesti dhe radoni. Azbesti…
Ekspertët evropianë të shëndetësisë kanë vlerësuar se objektivi për krijimin e një “Gjenerate pa Duhan” deri në vitin 2040 nuk mund të arrihet pa mbështetje më të fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe masa më të shpejta kundër produkteve të reja me nikotinë. Kështu thuhet në një studim të publikuar nga…
Një person ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, ndërsa bëhet e ditur se e mitura ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, më 12 maj, rreth orës 19:21, në rrugën “Bedri Pejani” në…
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu, sidomos përreth zonave malore. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 10-39 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do…
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës e ka organizuar si nikoqire takimin e përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare të fizioterapisë European Region – World Physiotherapy. OFTK ka organizuar një pritje zyrtare në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë ku kanë marr pjesë Ester Mary D’Arsy – Presidente e World Physiotherapy – European…
Një studim i ri nga Mbretëria e Bashkuar ka treguar se njerëzit që merren me aktivitete artistike dhe kulturore mund të plaken më ngadalë biologjikisht. Sipas hulumtimit të realizuar nga “Universiteti College London (UCL)”, përfshirja në art, kulturë dhe aktivitete krijuese lidhet me një ritëm më të ngadalshëm të plakjes,…

