- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Erërat e forta që kanë kapluar Prishtinën dhe gjithë vendin kanë shtyrë institucionet lokale të përgatiten për çdo situatë. Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar…
Sipas të dhënave të vitit 2022, rreth 2.3 milionë gra në mbarë botën u diagnostikuan me kancer të gjirit, ndërsa afro 670 mijë humbën jetën nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit vazhdon të mbetet një nga format më të zakonshme të kancerit tek gratë dhe ende nuk ekziston një kurë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri 12 maj, janë konfirmuar 14 raste të fruthit në Kosovë. Në një postim në Facebook, Instituti ka njoftuar se të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka uruar infermierët me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, duke vlerësuar rolin e tyre në kujdesin ndaj pacientëve dhe funksionimin e sistemit shëndetësor. Në mesazhin e publikuar nga QKUK, infermierët janë cilësuar si “forca e sistemit shëndetësor”, të cilët çdo ditë…
Një spital holandez vendosi në karantinë 12 anëtarë të stafit në një masë parandaluese pasi gjaku dhe urina e një pacienti me hantavirus u trajtuan pa respektuar protokollet e rrepta. Siç raporton Reuters, anëtarët e stafit të spitalit do të karantinohen për gjashtë javë, tha spitali Radboudumc në qytetin e…
Oda e Infermierëve të Kosovës ka organizuar një aksion vullnetar për dhurim gjaku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në kuadër të shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë. Në aksion morën pjesë kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, përfaqësues të organeve të Odës dhe anëtarë të Këshillit…
Studiuesit japonezë kanë nisur testimin e një ilaçi për rikthimin e rritjes së dhëmbëve, prova e parë në botë te njerëzit e një ilaçi revolucionar për rigjenerimin e dhëmbëve Sipas shpjegimit të shkencëtarëve, ilaçi stimulon rritjen e sërishme të dhëmbëve natyralë duke bllokuar proteinën USAG-1, e cila pengon rritjen e…
Autoritetet shëndetësore në Spanjë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë vlerësuar si “të suksesshme” operacionin e evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një shpërthim i rrallë i hantavirusit gjatë lundrimit në Atlantik. Operacioni i koordinuar ndërkombëtarisht përfundoi pas disa ditësh…

