Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr Drita: Gjithçka që duhet të dini për diabetin në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 14/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diabeti gjatë shtatzënisë ka rrezik potencial tek shëndeti i nënës dhe i bebes njëkohësisht.

Diabeti gestacional diagnostifikohet së pari gjatë shtatzënisë. Si diabeti i tipit 1 dhe 2, diabeti gestacional shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ai eshte njeri nder format e semundjeve te sheqerit i cili paraqitet ne shtatezani dhe pastaj normal ne shumicen e rasteve humbet pas lindjes. Ne pergjithesi Diabeti Gestacional eshte njera prej semundjeve qe i takon grupit te semundjeve me te shpeshta ne shtatezani. Diku 4% e grave shtatezane preken me kete semundje

Si vjen deri te formimi i semundjes se sheqerit ne shtatezani?

Glukoza qe neve e marrim permes tretjes se ushqimit kalon ne qarkullimin e gjakut.Pankreasi si nje gjender qe eshte i vendosur prapa stomakut si pergjigje ndaj hedhjes se sheqerit ne gjak prodhon insulinen,dhe kjo pastaj pra insulina ndihmon kalimin e glukozes prej gjakut ne qeliza te cilat perdoren si burim energjie.

Placenta pastaj gjate shtatezanies mundeson kalimin e gjakut dhe te lendeve ushqyese nga nena tek bebi ,mirpo nga kjo edhe krijohen vlerat e lartate hormoneve,te cilat substanca gati te gjitha demtojn veprimin e insulines ne at nivelin qelizor dhe vie deri te rritja e vleres se sheqerit ne gjak.Nje rritje e leht eshte normale ,por qka eshte me rendesi te ceket se sa me e zhvilluar eshte shtatezania aq me teper placenta prodhon hormone bllokuese te insulines.

Cilat jane simptomat?

Ne pergjithesi paraqitjen e diabetit gestacional ne shtatezani nuk mund ta verejm,ose nuk kemi shenja apo simptoma.Dhe nuk kemi asnje lloj dhimbje, rrall ndodh ndonje shpeshtim i urinimit apo etje te shtuar.

Si mund te vijm deri te Diagnoza?

Pavarsisht nga mosha qdo shtatezane duhet patjeter rekomanduar dhe shenuar ne raportin e leshuar nga mjeku qe sidomos ndermjet javes se 24 deri 27 se shtatezanies te i nenshtrohet depistimit per diabet.

Ne te kunderten depistimit rutinor duhet te i nenshtrohemi po qe se kemi indikacione ose faktor rrezik si jane psh.

-grate me peshe te madhe,BMi me te madhe se 30,ose gjate shtatezanies fiton peshe me te madhe,
-grate me anamneze trasheguese(te grades se par,kahu ngjites) ka nje pjestar te tipit te 2
-nese gruaja ka lindur nje femij te vdekur dhe nuk jan gjetur arsyet,
-nese gruaja ka lindur me heret nje femij me peshe te madhe.
-ka semundje te posaqme (psh.sindromi I vezoreve policistike)ose eshte duke perdorur Medikamente te cilat negativisht ndikojn ne nivelin e insulines
-ne qoftese sheqer ne urin ka etj.

Diagnoza me diabet ne shtatezani zakonisht verifikohet me analizen ose depistimit te diabetit gasticional e qe behet keshtu:

1.-duke pire nje gote ose shurup glukoze (50 gr.)esell,dhe me pas behet matja e vleres se sheqerit ne gjak pas nje ore.Ne qoftese vlerat jan 130 deri 140mg/dl)miligram per deciliter ateher jan normale,kurse mbi keto vlera ateher duhet menduar se egziston mundesia per tu zhvilluar diabeti gjat shtatezanies.

2.-Testi ndjekes i tolerances se glukozes. Ne kete rast gruaja nuk duhet te ha darke,dhe ne mengjes behet matja e nivelit te glukozes.Me pas pihet shurupi i glukozes por tani me nje perqendrim me te lart (80 gr.) pastaj matet sheqeri ne qdo 1 ore. 3 ore radhazi.Ne qofte se nga keto 3 matje,2 kan vlera me te larta se norma ateher mund te verifikohet diagnoza e diabetit te shtatezanies. Normal qe me pastaj kerkohen kontrollat me te shpeshta te sheqerit ne gjak.Nese ka veshtirsi ne kontrollimine vlerave te sheqerit,duhet te jemi te nevojshem te marrim insulin dhe te behen teste shtese ,tani per te shiquar gjendjen e pergjithshme te femijes,dhe per te percjellur funksionin e placentes.

3.- CTG-Nonstress testi behet duke e vendosur nje sensor mbi barkun e gruas dhe duke lidhur me monitor behet regjistrimi i te rrahurave te zemres se femijes,dhe ndryshimet e tyre gjat levizjes se femijes.

Nese rrahjet nuk jan me te shpeshta gjat levizjes se tij dmth.qe femiju nuk merr oksigjen te mjaftueshem.

4.- BPP ose Profile biofizik. Gjate ketij testi behet nje kombinim i testit jostresant me ekografi te bebit sipas nje sistemi pikesh.

Vlersohen rrahjet e zemres se bebit,frymarrja,toni muscular i pergjithshem,sasiae lengut amniotik,dhe qarkullimi i gjakut te bebit ne kordonin umbilikal dhe ne arterine cerebrale te mesme.

5.-Numerimi i levizjeve fetale.Matja e vleres se sheqerit pas lindjes,pas 6 dhe 12 muaj,dhe qdo 3 vjet

Cilat jan pasojat e Diabetit ne shtatezani

Pasojat per nenen

Shtatezenat me diabetin gestacional me shume vuajn nga infekcionet(psh.trakti urinar) dhe infekcionet vaginale, si p.sh. me kerpudha te cilat paraqiten shume shpesh. Gjithashtu shpesh paraqitet tensioni i larte dhe Preklamsia.

Rreziku per nje abort spontan ose lindje te parakohshme para javes se 37 eshte me i larte. Gjate lindjes po ashtu egziston rreziku me i larte ku mund te paraqiten komplikime si psh: disproporcion i krahrorit se femijes,ku konsiderohet njera nder komplikimet me te nderlikuara gjat procesit te lindjes. Po ashtu edhe lendimete e organeve gjenitale gjat lindjes,per arsye se femija ka nje mbipesh te theksuar.Ne keto raste eshte e nevojshme me shume te propozohet lindje me prerje cezariane.

Po qese nena ka keto shenja ateher eshte e rrezikuar qe ne te ardhmen apo shtatezanin tjeter ti ket po keto probleme dhe me e keqja qe edhe pergjithmon te rrezikohet nga semundja e sheqerit.

Pasojat per foshnjen

Shtatezanet me diabetin Gestacional munden per foshnjen te jen shume te rrezikshme.

Foshnja mund te lind me nje peshe te madhe. Sasia e madhe e sheqerit ne gjak e permbush placenten qe pastaj nxit pankreasin e foshnjes per te prodhuar insulin me teper.Dhe keshtu foshnja mund te jet me peshe me te madhe e qe pastaj rrezikohet te mbetet ne kanalin e lindjes,qka me pastaj rrit numrin e lindjeve me operacion. Per shkak te peshes mund te lind parakohe dhe me sindrom destresi respirator.Per shkak te peshes se madhe te femijes mundet qe aktiviteti te nis me heret se dita e duhur. Ka pastaj ulje te sheqerit pas lindjes per qka preferohet dhenie e gjirit menjeher dhe ose aplikim intravenoz glukozes .

Femiju mund te lind i zverdhur. Zverdhja, ky ngjyrim i lekures dhe siperfaqese se brendhsme te syve ndodh nese melcia e foshnjes nuk eshte pjekur akoma per te bere metabolizmin e bilirubines, e cila prodhohet normalisht kur trupi riciklon rruzat e kuqe te vjetra apo te demtuara te gakut. Nje gjendje e tille kerkon nje monitorim te kujdesshem te femijes se porsalindur.

Diabet Tipe 2 me vone gjate jetes. Foshnjet e nenave qe vuajne nga diabeti i shtatezanise, kane risik me te larte per te zhvilluar obezitet dhe diabet tip 2 ne adulteri. Diabeti gestacional mund te qoj ne vdekje te foshnjes gjate ose heret pas lindjes

Si mund ta trajtojm Diabetin Gestacional

Hapi i pare pas diagnozes eshte nje bisede e gjate me mjekun. Aty do ti spjegohet shtatzanes rendesia e diagnozes, trajtimi i saj si dhe rendesia e ushqimit dhe levizjes trupore. Gjithashtu do te sqarohen pytjejet eventuale si dhe friga dhe ngarkesa e shtatzanes.

Pastaj vijon nje trajnim i gjere. Eshte e domosdoshme , qe pacijentja vet, rregullisht ti mbase vlerat e sheqerit ne gjake. Ne fillim jan parapare kater matje gjate dites ( ne esull, si dhe nje ose dy ore pas ushqimit kryesor). Rezultatet do te shenohen me nje protokol.

Masa me te rendesishme eshte nje ushqim i pershtateshem. Sipas peshes se nenes eshte ne rend te pare te zvogelohen kalorit dhe te kufizohet perdorimi i karbohydrateve. Sidomos ushqimet qe permbajn sheqer dhe ushqimet nga te cilet karbohydratet resorbohen shpejt duhen te reduktohen.Njekohsisht eshte me rendesi nje kujdesje e shtuar ne ushqimet me vitamina dhe minerale.Po ashtu eshte me rendesi te qe mos te kalojm ne mbipeshe. Rritja e peshes eventuale duhet matur qdo jave qe te bejm nje plan te ushqimit dhe te ushqyerit.Nje levizshmeri e rregullt eshte shume me rendesi.Edhe gjate shtatzanise njekohsisht mund te behen ushtrime te lehta por vetem ne qoftese nuk kemi kontrakcione. Shetitjet e rregullta jan po ashtu shume me rendesi ,te cilat e zgoglojn eventualisht kerkesen apo dozen e nevojes per perdorimin e insulines .

Ne fillim te dy javeve te para vendoset se a mjafton nje terapi me ndrrimin e ushqimit apo eshte e nevojshme terapia medikamentoze.

Kjo vendoset ne baze te protokoleve te matjes se sheqerit,ne baze te BMI(proporcion mes gjatesies dhe peshes) te gruas,si dhe ne baze te rezultateve te ultrazerit te foshnjes (uji amnial dhe pesha e foshnjes).

Po qese me ndrrimin e stilit te jetes dhe te ushqimit nuk kemi suksese ateher duhet te perdorim terapin medikamentoze me insulin.Kjo i perfshin rreth 20% te shtatezaneve me diabitin Gestacional.Vlen te permendet se Insulina aspak nuk eshte e demshme per foshnjen.

Medikamentet ne form tabletave nuk guxojn te mirren gjate shtatezanise,sepse ato mund te shkaktojn qrregullime ne zhvillimin e foshnjes.

Për t’u konsultuar apo caktuar termin me Dr Drita Kabashi në Prishtinë apo Suharekë mund të kontaktoni në: 044/049 379 111.

Artikulli paraprakEgzoni ka nevojë për ndihmën tuaj
Artikulli i rradhës Paga e mjekëve në Shqipëri, si në BE

Ju sugjerojmë

Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim?

28/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Preeklampsia tek nënat lidhet me rrezik katërfish më të lartë të sulmit në zemër pas lindjes së fëmijës

26/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Komplikimet që mund të sjellë placenta previa në shtatzëni, faktorët e rrezikut

24/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale

24/01/2023 Femina

Si mund të shpëtoj nga hemorroidet gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes?

24/01/2023 Këshilla për shtatzëna

Të vjella gjatë shtatzënisë: Kur mund të dalloni një gjendje të rënduar me sëmundjen e mëngjesit

24/01/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.