Gjinekologu Dr. Petrit Pupa, ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për gratë që sapo kanë konfirmuar shtatzaninë, duke theksuar hapat e parë dhe rëndësinë e ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe kujdesit të përgjithshëm gjatë kësaj periudhe.
Sipas tij, hapi i parë është të konfirmohet shtatzania, fillimisht me test të thjeshtë, dhe më pas rekomandohet testi i gjakut, për një siguri më të madhe, shkruan Gazeta Shneta.
“Fillimisht çdo grua duhet të bëjë testin e shtatzanisë në shtëpi, dhe për siguri më të madhe rekomandohet edhe testi i gjakut. Kjo na ndihmon të konfirmojmë shtatzaninë dhe të planifikojmë hapat e mëtejshëm,” tha Dr. Pupa.
Hapi tjetër është vlerësimi me ultrazë, për të parë nëse shtatzania ndodhet brenda mitrës dhe për të përjashtuar mundësinë e shtatzanisë jashtë mitre.
“ Hapi tjetër është vlerësimi me ultrzë, arsyeja sepse me pa nëse ështk shtatzani brenda mitrës apo ka mundësi që ndodhin të jenë shtatzani jashtë mitrës.
Në lidhje me ushqimin, Dr. Pupa këshillon që shtatzanat të konsumojnë vitamina në mënyrë natyrale, përmes pemëve, perimeve dhe ujit, duke shmangur kripën e tepërt, sheqerin dhe pijet e gazuara.
“Ushqyerja gjatë shtatzanisë duhet të jetë e shëndetshme . Pemët, perimet, uji, mishi i zier dhe mishi i peshkut si dhe konsumimin e ujit, që është shumë i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Rekomandoj që shtatzanat të jenë sa më larg kripës, sidomos ato që kanë predispozitë për tension të lartë, të shmangin sheqerin për të parandaluar luhatjet e diabetit, si dhe të mos konsumojnë pijet e gazuara”, theksoi Dr. Pupa.
Dr. Pupa thekson se aktiviteti fizik i moderuar, si ecja në natyrë dhe Pilates, është i dobishëm dhe nuk duhet parë si rrezik.
“Shtatzania nuk është sëmundje. Ushtrimet fizike ndihmojnë për shëndetin e nënës” tha ai.
Ai gjithashtu këshillon që peshën gjatë shtatzanisë ta mbajnë nën kontroll me dietë të moderuar, për të parandaluar komplikime gjatë lindjes spontane ose cezariane.
“Gjatë shtatzanisë duhet të mbahet një ushqyerje e moderuar. Pesha e tepërt mund të ndikojë në lindje spontane apo cezariane, prandaj nuk duhet të ekzagjerohet konsumi”, përfundoi ai./Gazeta Shneta/
Për më shumë ndiqni intervistën


