- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.
Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.
Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.
Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.
Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze
Tel: 044 642 863
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se të moshuarit që ecin natyrshëm me ritëm më të shpejtë kanë funksion më të mirë njohës dhe tru më të shëndetshëm krahasuar me ata që ecin më ngadalë. Sipas studiuesve, ngadalësimi i ecjes mund të jetë një nga shenjat e para paralajmëruese të rënies…
Rënia e lindjeve në Zvicër, demografët zbulojnë arsyen kryesore. Rënia e lindshmërisë po vazhdon të jetë një sfidë për shumicën e vendeve evropiane, por në Zvicër ky fenomen po shfaqet ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit. Sipas një analize të publikuar nga SWI swissinfo.ch, në shumë vende evropiane rënia e numrit…
Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë vendosur në karantinë. Një i paraburgosur dha një përshkrim të detajuar të zhvillimeve brenda qendrës së trazuar gjatë ditëve të fundit. Ai tha…
Aktivistja Agnesa Kastrati ka ndarë përvojën e saj pas lindjes së fëmijës së dytë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke vlerësuar përmirësimet në kujdesin shëndetësor dhe kushtet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se të dyja lindjet i ka…
Gjatë viteve të fundit, kërkimet shkencore kanë treguar një lidhje të mundshme mes shëndetit të zemrës dhe atij të trurit. Studimet e mëparshme kanë lidhur sëmundje kardiovaskulare si insuficienca e zemrës, sëmundja koronare e zemrës dhe fibrilacioni atrial me dëmtime të funksioneve njohëse dhe rritje të rrezikut për demencë. Një…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj E.K., i dyshuar për posedim dhe shitblerje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas aktakuzës, policia i gjeti fillimisht 945 euro dhe 2 mijë lekë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u sekuestruan edhe 9,990 euro, 10 franga zvicerane, 187.41 gram marihuanë, 4.56…
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të Aulona Memetit, nënës e cila së fundmi publikoi përvojën e saj lidhur me trajtimin e djalit dyvjeçar në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përmes një njoftimi publik, Koci tha se Aulona Memeti kishte…
Gjithnjë e më shumë prova shkencore po tregojnë se ushqimet ultra të përpunuara (UPF) mund të dëmtojnë shëndetin, por mënyra se si ato ndikojnë në organizëm nuk është kuptuar plotësisht. Një studim i ri ka zbuluar se personat që konsumojnë më shumë ushqime të tilla kanë ndryshime në metabolitët e…

