Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Policisë: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri

Lajme 28/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka deklaruar se janë në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë, por që sipas tij, Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për kundërpërgjigje efikase.

“Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera, mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për tu ballafaqu me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha.

Drejtori i Policisë ka folur edhe për lëvizjet e mjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, duke deklaruar se ushtria serbe po u hap rrugë dhe shtigje terroristëve që synojnë destabilizimin e vendit.

“Këto janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës. Ka qenë një prezencë e ushtrisë serbe gjatë javës që shkoi. Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmu KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe poashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së levizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diverzant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha drejtori Hoxha.

Ai gjithashtu informoi se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.
“Është një kërcënim por që ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe jemi të gatshëm të i dalim ballë”, deklaroi Hoxha. /RTK/

Artikulli paraprakShi e diell – parashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Leximi mund të promovojë shëndetin mendor

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.