Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori Mjekësor në Spitalin e Mitrovicës jep dorëheqje, e mohon se pati presion nga drejtoresha

Lajme 01/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas rreth dy vitesh sa ka qenë në pozitën e drejtori mjekësor në Spitalin Publik “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicës së Jugut, Naser Jashari ka vendosur të dorëhiqet nga kjo pozitë.

Një javë më parë ai ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek menaxhmenti i spitalit.

Sipas tij deri tek dorëheqja erdhi për shkaqe shëndetësore përderisa hedh poshtë të gjitha raportimet se mbi të është ushtruar presion nga ana e menaxhmentit të spitalit regjional.

“Jo. Kurrë nuk kam pas presion përkundrazi kam pas raporte të shkëlqyera me drejtoreshën (e spitalit Luljeta Zhubi). Arsyeja kryesore është arsyeja shëndetësore dhe të tjerat janë personale mirëpo nuk ka të bëjë aspak me presion ose dicka tjetër”, bënë të ditur ai.

Në vazhdën e mjekëve të cilët janë në shqyrtim të vendimit për të lëshuar punën në institucionet shëndetësore publike për në ato private është edhe ish drejtori mjekësor. Ai në një prononcim për Gazetën Shneta ka sqaruar se është në shqyrtim të vendimit për të hequr dorë edhe nga puna si mjek në spitalin publik të Mitrovicës së Jugu për të vazhduar vetëm në privat.

“Jam në pushim mjekësor dhe jam duke i shqyrtu mundësit që ndoshta edhe prej spitalit shkoj. Ka mundësi që kaloj në privat ende nuk është vendim definitiv por cështja kryesore është shëndeti. Dua të kursej shëndetin”, sqaroi Jashari.

Institucionet shëndetësore publike janë duke u ballafaqur me mungesë të mjekëve, në njërën anë me dhjetra mjekë të reparteve të ndryshme në QKUK e spitale regjionale janë duke lëshuar punën për të vazhduar në ndonjë spital apo klinik private e në anën tjetër institucionet shëndetësore janë duke u ballafaqur edhe me ikjen e mantelbardhëve në vendet perëndimore për të ushtruar profesionin e tyre si mjek apo infermier.

Në Klinikën e Pediatrisë pritet të lëshojnë punën Avdi Murati dhe Hajdin Imeri të dy pediatra/ pulmolog. Në po të njejtën klinik punën e kanë lëshuar, për t’u transferuar në privat, edhe katër mjekë të tjerë, Valbona Stavileci – nefrologe, Vjosa Kotori – endrokrinologe, Armend Vuciterrna- neurolog dhe Naim Zeka – neurolog.

Kushtet e rënda të punës, kujdestari të rënda, paga të ulët e vlerësimi i dobët janë disa nga arsyet që mantelbardhët kanë vendosur të heqin dorë nga puna e shtetit për një punë në privat.

Gazeta në vazhdimsi është duke raportuar për mjekët të cilët janë duke e lëshuar punën në QKUK apo në ndonjë spital privat. /Gazeta Shneta/

Gjashtë pediatër me përvojë e kanë lënë punën në QKUK

Artikulli paraprakPër shtatë ditë 149 lindje janë kryer në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike
Artikulli i rradhës Pse duhet ta përdorim ngrohësin e ushqimit dhe sterilizuesin me avull

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.