Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të përdorim lugë plastike për ushqimin e bebes, ju tregon mamia Razije Musa

Jetë 07/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duke ditur se Razije Musa si mamie shumë e njohur ka pasur punë me figura të ndryshme publike atë e mahnitë fakti që pyetjet që i’a bëjn nënat Kosovare në lidhje më kujdesin për bebet e tyre, janë pyetje që as personalite të njohura nuk ia kanë bërë më parë.

Ky është postimi i plotë i Razije Musës:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot dua të ju flas për një temë të diskutueshme dhe të ekzagjëruar.

Po u’a rikujtoj se në përvojën time për disa dekada kam punuar me lordë dhe njerëz të pasur e me ndikim në botë, por më besoni, sinqerisht po u’a them, te asnjë nga këta njerëz nuk më janë bërë disa pyetje që më bëhen sot prej nanave të Kosovës.

Kam shumë pyetje për enët në të cilat u’a servoni ushqimin fëmijëve, jam pyetur se a duhet përdorim këtë lloj luge apo këtë lloj pjate, ju kam parë të preukupuara e të ndikuara nga rrethi e interneti.Përmes këtij statusi po ju përgjigjem të gjitha juve që më keni pyetur e po ju them juve që mund të keni dyshime se a duhet të bleni enë nga druri apo plastika, lugë nga silikoni apo tjera.

Enët e plastikës janë plotësisht të sigurta për t’u përdorur, mjafton që ato të jenë BPA free dhe ju jeni në rregull, nuk keni përse e mundoni veten për të kërkuar enë nga druri për të cilat nanat më thanë se i porositin nga jashtë. Më besoni profesionalisht sikur këto enë të kishin efektin të cilin ju e besoni që e kanë në shëndetin e fëmijës unë do të isha e para të u’a sygjeroja.

Mos bini pre e kërkimeve në internet dhe sygjerimeve të njerëzve të lidhur ngushtë me biznesin. Nuk keni nevojë ta ngushtoni vetën për të shpenzuar para në dicka që nuk ka asnjë impakt të provuar shkencëtarisht. Ushqeni fëmijët me lugë të plastikës pa asnjë problem, sigurohuni që ato janë BPA free, pastroni pas cdo përdorimi dhe nuk do të këni telashe aspak.Cdo nanë e do më të mirën për fëmijën e vetë, por më besoni se të qenurit edhe racionale dhe e arsyeshme është në të mirë të fëmijës tuaj. Me dashuri, Razija /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi sot, e hënë 7 maj 2018
Artikulli i rradhës Ndikimi i vitaminës B në lehtësimin e të vjellave në shtatzani

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.