Për disa gra, marrja e vitaminave B6 duket se përmirëson gjendjen e të vjellave të mëngjesit. Megjithatë, ekspertët nuk janë të sigurt nëse marrja e suplementeve të vitaminës B është e sigurt gjatë shtatzanisë, kështu që nuk rekomandohet në mënyrë rutinore si një trajtim. Marrja e më shumë se 50 miligramë të vitaminës B6 në ditë është e lidhur me efektet anësore të tilla si humbja e ndjesisë në duar dhe këmbë (neuropatia periferike).
Nëse po mendoni të merrni vitaminë B, konsultohuni më parë me mjekun. Shumica e multivitaminave të shtatzanisë përmbajnë 10mg të vitaminës B, e cila është sasia e rekomanduar ditore. Pra, nëse jeni duke marrë një multivitaminë, ju nuk duhet të merrni një shtojcë të veçantë vitaminë B6.
Disa studime tregojnë se gratë që kanë të vjella më të rënda në mëngjes, kanë nivele më të ulëta të vitaminës B6 në gjakun e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë nëna lehtësojnë simptomat me këtë vitaminë.
Megjithatë, jo gjithmonë ajo ndihmon për të parandaluar të vjellat.
Vitamina B6 është një lëndë ushqyese e rëndësishme, pasi na ndihmon të përdorim dhe ta ruajmë energjinë nga ushqimet. Gjithashtu nxit rritjen e rruazave të kuqe të gjakut.
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar do t’ju japë mjaft vitaminë B6 për të përmbushur nevojat tuaja të përditshme, pa pasur nevojë të merrni një shtojcë të veçantë. /Gazeta Shneta/