Përjetimi i një orgazme nuk kërkon domosdoshmërisht praninë e një të “dyti” në shtrat.
Megjithatë deri para pak vitesh ende nuk kuptohej se përse femra përjetojnë një kënaqësi të tillë, kur arritja e orgazmës nuk luan asnjë rol në ngjizjen e një shtatzënie.
Nëse mashkulli duhet të ejakulojë e të kalojë në orgazmë në mënyrë që spermatozoidët e prodhur të fekondojnë vezën, femra duket se ka rol “pasiv”.
Edhe nëse ajo nuk përjeton kënaqësinë që për mashkullin është thelbësore, sërish mund të kemi një shtatzëni. Të gjitha këto çfarë janë besuar për dekada me rradhë duket se janë hedhur poshtë nga studimi më i fundit në JEZ-Molecular and Developmental Evolution.
Shkencëtaret kanë dalë në përfundimin se procesi biologjik (orgazma e fermes) luan një rol kyç në ovulimin.
Kalimi në orgazëm në të njëjtën kohë gjatë marrëdhënies seksuale rrit shanset e riprodhimit.
Arritja e kënaqësisë rrit çlirimin e prolaktinës dhe oksitocinës në trurin e femrës dhe studiuesit zbuluan se këto hormone pësojnë rritje gjatë periudhës së ovulimit, kur dhe shanset për të mbetur shtatzënë janë më larta./Living/