Gjatë ciklit mujor, ju mund të vini re ndryshimin e priudhës tuaj. Në disa ditë mund të jetë e ndritshme, e kuqe dhe nganjëherë plotësisht e zezë.
Njohja se kur duhet të pritet periudha juaj dhe si do të jetë pasi të mbërrijë, e bën planifikimin e jetës tuaj shumë më lehtë, transmeton Gazeta Shneta.
Periudha juaj mund të ndryshojë nga muaji në muaj dhe përvoja e dy personave për periudhën e tyre nuk do të jetë saktësisht e njejtë. Sidoqoftë, nëse ngjyra, vëllimi ose koha kur vjen periudha juaj ndryshon, atëherë mund të jetë një arsye për të thirrur mjekun tuaj.
Ëstë e natyrshme që periudha juaj të ndryshojë gjatë ciklit tuaj dhe mund t’ju japë një pasqyrë të shkëlqyeshme për shëndetin tuaj më gjerësisht.
Gjaku juaj i periudhës mund të jetë me ngjyra të ndryshme dhe kjo tregon se gjaku po freskohet. Mund të errësohet ndërsa periudha juaj vazhdon pasi gjaku ka qenë në mitër për një kohë të gjatë.
Nëse gjaku duket se është kafe, kjo mund të thotë që është i vjetër dhe ka pasur kohë të oksidohet. Dhe nuk është nevoja të shqetësoheni shumë nëse gjaku juaj duket i zi.
Hijet e ndrysme të gjakut duhet të jenë pak shqetësuese. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së gjakut tuaj të periudhës. /GazetaShneta/


