Një nënë që sapo kishte tentuar të shpjegojë përmes fjalëve të gjitha emocionet e përjetuara përgjatë periudhës kur burri i saj është jashtë shtëpisë, është kundërpërgjigjur nga një burrë duke dërguar një letër në lidhje me vështirësitë e të qenit prind, shkruan Babyology, transmeton Gazeta Shneta.
“E dashur grua,
Të kuptoj se si ndjehesh.
E di se ndjehesh e lodhur dhe e stresuara. Shpeshherë bluaj në mendjen time se nëse je duke vuajtur nga depresioni i pas lindjes. Por e kam vështirë të të pyes në lidhje me këtë.
E gjithë kjo është e re për mua dhe mjaft e vështirë. Si menaxhojnë ta bëjnë njerëzit një gjë të tillë?
Që të dy ne jemi duke u përballuar me sfidat, e akoma me një kokëfortësi të pa shpjegueshme vazhdojmë të buzëqeshim përpara miqve dhe familjes. I bëjmë të gjitha, përveç pranimit të vetvetës!
Sinqerisht, më duhet të them se je duke e bërë një punë të shkëlqyer si një nënë, pavarësisht se nuk e ndjen vetën si të tillë. E di se je duke bërë të pa mundurën.
Ti zgjohesh që ta rikthesh në gjumë foshnjën çdo natë të javës, vetëm duke më kursyer mua. Thellë brenda meje, e vlerësoj një gjë të tillë.
Gjithsesi, krejt çfarë dua është të jetoj me një bebe dhe një nënë të lumtur.
Por, e di që një gjë e tillë nuk do ndodh. Për këtë arsye, gjendem ende në veturë, i parkuar në një cep të parkingut, në errësirë. Pjesërisht druhem të shkoj në shtëpi, pjesërisht provoj t’i rregulloj gjërat dhe të kthehem në guri.
Dua që ta dish se të dua shumë por edhe se së bashku me ty, dhe unë jam duke përjetuar vështirësi.
Na duhet të flasim për këtë!“/Gazeta Shneta/