Motrat dy vjeçare Safa dhe Marwa Ullah u janë nënshtruar tri operacioneve të mëdha për t’u ndarë përgjithmonë nga njëra-tjetra.
Motrat Ullah kishin lindur në një gjendje të rrallë, të ngjitura në kokë. Ato kishin të gjitha organet e veta ku secila funksiononte përmes tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo e ka lehtësuar sadopak punën e stafin të mjekëve që kishin marrë pjesë në operim, e që ishin më shumë se njëqind mjekë, raporton “Daily Mail”.
Përmes operimit mjekët kishin ndarë trutë e vajzave të cilat kishin qenë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, i kanë ripozicionuar ata në formën e duhur dhe pastaj kanë bërë prerjen.
Mjekët po ashtu kishin riformësuar kokën e secilës përmes ndërhyrjes estetike.
Vajzt dy vjecare nga Pakistani kanë kryer operimin e fundit në Shkurt por ende janë duke I rikuperuar në spitalin e Londrës.
“Binjakët craniopagus” ose binjakët e ngjitur në kokë janë një rast I rrallë. Parashihet të linden binjakë të tillë në 2.5 milionë lindje ku shumica nuk arrijnë të mbijetojnë as ditën e parë.
Por secili rast është i veçantë dhe mrekullitë mund të ndodhin ashtu sic ndodhi me binjaket pakistaneze.
Për operimin e tyre, mjekët thonë se nuk kishin hasur rast të tillë më parë; ata kishin përgatitur gjithcka permes teknologjisë 3D (3 dimensionale) e cila u ka ndihmuar që të diferencojnë venat, kanalet nervore dhe gjithcka tjetër në kokën e tyre.
Ato planifikojnë të kthehen në vendlindje në vitin 2022. Operimi i tyre kishte kushtuar shumë mirëpo biznesmenia pakistaneze Murtaza Lakhani ka dhuruar ndihmesën e saj për të paguar operimin.
Vajzat tash janë duke u rikuperuar në Londër nën mbikëqyrjen e një stafi profesionist mjekësh./GazetaShneta/