Jo. Pastrimi i thellë nuk e parandalon shtatzaninë. Spermatozoidët notojnë shumë shpejt dhe shumë shpejt arrijnë në mitër para se një vajzë fillon të pastrohet. Gjithashtu, pastrimi i thellë vetëm se mund të shtyjë spermatozoidët në mitër.
Nëse vendosni të keni marrëdhënie seksuale përdorni mjete mbrojtëse. Disa metoda të kontrollit të lindjes janë më të mira në parandalimin e shtatzanisë se sa të tjerat. Për shembull, pilulat e kontrollit të lindjes dhe IUD janë shumë të mira në parandalimin e shtatzanisë kur përdoren siç duhet.
Pa marrë parasysh se cilën metodë të kontrollit të lindjes e zgjidhni, gjithashtu përdorni prezervativët për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Prezervativët e përdorur vetëm gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e shtatzanisë, por ato nuk janë aq të besueshme sa disa metoda të tjera të kontrollit të lindjes.
Bisedoni me mjekun tuaj ose vizitoni ndonjë gjinekolog për të gjetur se cili opsion i kontrollit të lindjes është më i miri për ju./GazetaShneta/