Rritja e numrit të pacientëve me diabet të tipit I dhe II bëri që shumë studiues të hulumtojnë se a mund të jetë diabeti faktori ndikues i infertilitetit te burrat.
Studiuesit kanë treguar se ekziston një lidhje mes tyre shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Diabeti mund të jetë një nga shkaqet e infertilitetit te burrat, pasi studiuesit kanë zbuluar se cilësia e spermës është më e ulët sesa ajo normale.
Rezultatet ishin befasuese pasi burrat diabetikë kishin nivele të ulëta të spermës me pothuajse 25% në krahasim me të tjerët.
Në anën tjetër, edhe te gratë mund të paraqiten problemet me diabet dhe në këtë rast bëhet më e vështirë implantimi i vezës në mitër.
Gjithashtu, mjekët kanë bërë të ditur se gratë që kanë diabet mbesin shtatzënë, mirëpo shanset janë që 30-60% e shtatzënive të përfundojnë në një abort./GazetaShneta/