A e xhelozon Tara, Kaian – tregon Teuta

2017-05-03 në ora 20:36

Zakonisht ndodh që fëmija me i madh te ketë xhelozi për më të voglin, por sipas Teuta Krasniqit, fatmirësisht në familjen e saj kjo nuk ka ndodhur

Tara është shumë fëmijë i mbarë dhe shumë e dashur.

Teuta për “Kosovaren” thotë: “Para se të mbetem shtatzënë ajo ma puthte barkun dhe lutej për një motër dhe mrekullisht ndodhi që linda përsëri vajzë. Tara më ndihmon shumë rreth Kaia-s, i këndon, i flet për planet se çka do të bëjnë së bashku në të ardhmen dhe ka shumë dashuri për motrën. Ne asnjë moment nuk ka shfaqur xhelozi por për këtë përveç meje ka shumë merita edhe Adonisi i cili gjithmonë e vendos Tarën në vend të parë për çdo gjë. Kaia është ende e vogël dhe nuk e kupton sa ka vëmendje e me që Tara e ka më të nevojshme të ketë shumë vëmendje dhe përkushtim,jemi munduar që asgjë të mos ndryshojë në këtë aspekt”, thotë aktorja e njohur, që rolin më të dashur e ka atë të nënës.