Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe sasia minimale e kafes ndikon në peshën e lindjes së bebit

Këshilla për shtatzëna 28/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo.

Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET dhe çfarë NUK DUHET.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe ekspertë të tjerë thonë se është e sigurt për gratë shtatzëna të konsumojnë deri në 200 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është e barabartë me një filxhan kafe prej 354 mililigramë.

Një studim i ri sugjeron që edhe një sasi e vogël e kafeinës mund të ndikojë në peshën e lindjes së bebit.

Gratë që konsumuan mesatarisht 50 miligramë kafeinë në ditë – vetëm një e katërta e kufirit të rekomanduar – lindën fëmijë që ishin 65 gramë më pak se foshnjat e lindura nga gratë që nuk pinin fare kafeinë, sipas raportit të Marsit 2021 të publikuar në Rrjetin “JAMA”.

Studimi ndoqi më shumë se 2,000 gra në 12 vende klinike në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit i kërkuan nënave të ardhshme të vlerësojnë konsumin e tyre të kafeinës dhe gjithashtu përdorën monstrat e gjakut të marra gjatë tremujorit të parë për të përcaktuar nivelet e sakta.

Shumica e grave të përfshira në studim raportuan se pinin 200 miligramë ose më pak kafeinë në ditë. Vetëm 0.7% e grave vlerësuan se pinin më shumë se sasia e rekomanduar ditore.

Në përgjithësi, gratë shtatzëna me nivelet më të larta të kafeinës në gjak lindën foshnje që ishin rreth 85 gramë më pak, 4 milimetër më të shkurtër, 2.7 milimetër më pak në perimetrin e kokës dhe rreth 3.3 milimetër më pak në perimetrin e kofshës sesa foshnjat e grave që nuk kishin pirë fare kafe, ose sasi minimale. Studiuesit thonë se studimi i tyre tregon se edhe sasitë e vogla të konsumimit të kafeinës mund të ndikojnë në peshën e lindjes së foshnjës.

Pra, çfarë do të thotë kjo për ju, nëna? A duhet ta hiqni kafen krejtësisht gjatë shtatzanisë? Jo domosdoshmërisht.

“Është e vështirë të japësh rekomandime bazuar në rezultatet e një studimi”, – thotë Diana Spalding, CNM, mami. “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sigurisht, por rekomandimet mund të mos ndryshojnë menjëherë”.

Mjekët japin rekomandimet e tyre si ekspertë bazuar në të dhënat e viteve – jo vetëm në një studim të vetëm.

Pesha e lindjes është komplekse – ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në peshën e foshnjës. Në fund të fundit, ekspertët thonë se duhen bërë më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht se si dieta e nënës dhe marrja e kafeinës ndikojnë tek fëmija i saj./per nenat/

Artikulli paraprakShenjat dhe simptomat e një krize nervore
Artikulli i rradhës Pityriasis Rosea: Përkufizimi, shkaqet, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Ju sugjerojmë

Hiperpigmentimi gjatë shtatzënisë: Si mund t’i menaxhoni simptomat?

28/09/2023 Këshilla për shtatzëna

SHBA ka miratuar një trajtim oral për depresionin pas lindjes: A janë lënë pas nënat në Evropë?

28/09/2023 Jetë

Roli kryesor i acidit folik gjatë shtatzënisë suaj

24/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Roli i vitaminave prenatale sipas studimeve të fundit

24/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Simptomat që paralajmërojnë se fëmija juaj po përballet me infeksion të veshit

24/09/2023 Këshilla për shtatzëna

Krejt çka duhet të dini rreth oligohydramnios gjatë shtatzënisë suaj

24/09/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.