Një gjë për të cilën shumica e grave shtatzëna shqetësohen është nëse ato mund të përballojnë ose jo dhimbjen e lindjes.
Lindja e fëmijës mund të jetë një përvojë e dhimbshme dhe anestezioni lokal ofron një lehtësim nga dhimbja e lindjes, prandaj disa gra e kërkojnë atë gjatë lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Anestezia epidurale është anestezi lokale e injektuar në hapësirën epidurale pranë shtyllës kurrizore, dhe vepron duke mpirë nervat kurrizore dhe duke ofruar lehtësim nga dhimbja gjatë lindjes.
Efekte anësore të epiduraleve:
Epiduralet janë përgjithësisht të sigurta, por ka disa efekte anësore.
-Epiduralet mund të zgjasin fazën e dytë të lindjes.
-Ato mund të shkaktojnë një rënie në presionin e gjakut, duke ju dhënë një dozë të shqetësimit.
Në rastin e një rënie të papritur të presionit të gjakut, ju mund të merni lëngje, oksigjen dhe medikamente të ndryshme.
-Rreth 23 nga 100 femra kanë ethe për shkak të epiduralit.
-Humbja e lëngut të tepërt kurrizor, pas futjes së gjilpërës, mund të rezultojë në dhimbje koke.
-Ju mund të ndjeni dobësi në muskujt e këmbëve./Gazeta Shneta/