Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet anësore të kondicionerëve që duhet t’i dini

Jetë 28/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një goditje e butë e ajrit të freskët është gjithçka që na nevojitet gjatë verës së gjatë. Sa më shumë që rriten temperaturat, aq më shumë është kërkesa për kondicionerë. Por të qenit i ekspozuar në ajër nga një kondicionerë mund të ndikojë në efekte anësore.

Jo vetëm ambienti, kondicionerët gjithashtu mund të ndikojnë dukshëm në shëndetin e njeriut shkruan Parenting.firstcry, përcjell Gazeta Shneta.

Ekzistojnë disa efekte anësore të kondicionerëve për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

1) Sytë e thatë

Sytë e thatë janë irritues dhe mund të shkaktojnë shikim të paqartë, sy të kruar dhe një ndjesi djegieje.

Nëse qëndroni për një kohë të gjatë në një dhomë me kondicionerë, ajo mund të shkaktojë sy të thatë.

2) Dehidratim

Ndërsa ftohni dhomën, kondicionerët shpesh thithin më shumë lagështi se sa duhet.

Nëse e vendosni në një temperaturë të ulët, atëherë shanset që dhoma të thahet është mjaft e lartë.

Së bashku me dhomën, kondicionerët thithin lagështinë nga trupi gjithashtu.

Nëse nuk hidratoheni sa duhet, shanset për të dehidratuar janë të larta.

3) Dhimbje koke

Nxehtësia brenda dhe jashtë dhomës është shumë e madhe dhe kur hyni në një dhomë tjeter me kondicionerë, nuk do të merrni kohë të mjaftueshme për tu përshtatur me ndryshimet në nivel të temperaturës.

Rezultati – dhimbje koke.

4) Problemet e frymëmarrjes

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kondicionerëve mund të shqetësojë funksionimin normal të hundës dhe fytit.

Mund të çojë në bllokim të frymëmarrjes dhe inflamacion në mukozën. Kondicionerët gjithashtu mund të ndikojë në mushkëri.

5) Lëkura e thatë

Efekti i kondicionerëve në lëkurë është befasues. Mund të çojë në lëkurë dhe flokë të thatë dhe kruarje.

6) Letargji

Njerëzit që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një dhomë me kondicionerë kanë tendencë të bëhen të plogësht dhe dembel.

Imagjinoni sa mund të ndikojë kjo në produktivitetin e vendit të punës! Pra, është gjithmonë më mirë të keni një ventilim natyral sesa një kondicionerë në punë.

7) Rreziqe të tjera shëndetësore

Nëse ka rrjedhje nga kondicioneri, sistemi mund t’ju sjellë kontakt të drejtpërdrejtë me kimikate të dëmshme. Kjo mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhimbjet pas vaksinimit tek bebet – këshilla për t’i lehtësuar ato
Artikulli i rradhës Vaginoza bakteriale, infeksioni më i zakonshëm vaginal

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.