Vaginoza bakteriale, konsiderohet si infeksioni më i zakonshëm vaginal. Ka shumë çështje shëndetësore që përfshijnë gratë nga fazat e adoleshencës deri tek menopauza, vaginoza bakteriale është një nga to.
Edhe pse çdo grua mund të marrë vaginozë bakteriale, vetëm 30% prej grave mund të preken nga ky infeksion, transmeton Gazeta Shneta.
Vaginoza bakteriale është shkaku më i zakonshëm i shkarkimit të pazakontë të vaginës. Në mënyrë alarmante edhe pse vaginoza bakteriale është më e zakonshme nga të gjitha infeksionet, një studim zbuloi se për shumë gra që diagnostifikohen me vaginozë bakteriale është hera e parë që dëgjojnë për të.
Çfarë është vaginoza bakteriale?
Vaginoza bakteriale rezulton nga rritja e njërit prej disa baktereve që gjenden natyrshëm në vaginë. Zakonisht bakteret e mira tejkalojnë bakteret e këqija. Sidoqoftë, nëse ka shumë baktere të këqija, ekuilibri natyror i mikroorganizmave në vaginën tuaj mund të ndikohet, duke shkaktuar një zhvendosje në nivelet e pH-së të vaginës tuaj.
Simtomat e zakonshme të vaginozës bakteriale
Simptomat e zakonshme përfshijnë rritjen e rrjedhjes vaginale të hollë të bardhë ose gri, aromë të keqe ose djegie gjatë urinimit dhe kruarje përreth vulvës.
Shkaktarët e vaginozës bakteriale
Shkaku i saktë i vaginozës bakteriale mund të jetë i vështirë për t’u sqaruar. Por, në shumicën e rasteve shfaqet sepse përdorni sapunë të ndryshëm për të pastruar vaginn tuaj, deodorant vaginal, pini duhan etj. Gjithashtu, ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose marrëdhëniet pa prezervativ mund të shkakojnë vaginozë bakteriale./GazetaShneta/