Mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve është vaksinimi kundër Covid. Por, marrja e vendimit për t’u vaksinuar gjatë shtatzënisë mund të jetë paksa e vështirë, pasi ndiheni ende të shqetësuara. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se vaksina përforcuese e COVID-19 është e sigurt dhe efektive për gratë shtatzëna.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar kohët e fundit vaksinimin kundër COVID-19 tek gratë shtatzëna në të gjithë vendin shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Vetëm në muajin gusht të këtij viti, 161 gra shtatzëna ndërruan jetë dhe 22 mijë gra u hospitalizuan.
CDC raporton se 97 për qind e grave shtatzëna të hospitalizuara kanë qenë të pavaksinuara.
Ndërsa 58.1 për qind e popullsisë së përgjithshme është plotësisht e vaksinuar, vetëm 31 për qind e grave shtatzënave janë vaksinuar, edhe pse rreziku për komplikime të rënda nga COVID-19 është më i lartë për ta, sipas CDC.
A është e sigurt të merrni dozën përforcuese të Covid gjatë shtatzënisë?
Edhe gratë shtatzëna kanë të drejtë dhe inkurajohen të marrin dozën përforcuese të Covid-19.
Nëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur keni marrë vaksinën tuaj të dytë të COVID-19, rekomandohet që të merrni dozën përforcuese.
Në këtë kohë, Moderna, Pfizer dhe Johnson dhe Johnson kanë marrë miratimin e FDA dhe CDC për të ofruar dozën përforcuese.
CDC bën të ditur se vaksinat kundër COVID-19 janë treguar të sigurta për foshnjet tuaja në zhvillim./Gazeta Shneta/