Sipas një studimi, një filxhan kafe apo çaj zvogëlon rrezikun e goditjes në tru dhe demencës.
Më shumë se 360 mijë pjesëmarrës janë vëzhguar për një periudhë prej 10 deri në 14 vjet shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Sipas studiuesve nga Universiteti Mjekësor Tianjin, Kinë, kanë treguar se konsumimi i moderuar i kafesë dhe çajit ka rezultuar të shoqërohet me rrezik të ulët të goditjes në tru dhe demencës.
Në mbarë botën, 10 për qind e vdekjeve shkaktohen si rezultat i goditjes në tru, sipas një studimi të vitit 2017 të publikuar në “The Lancet”.
Ka pasur shumë studime që sugjerojnë se përfitimet shëndetësore mund të lidhen me konsumimin e kafesë dhe çajit.
Studiuesit theksojnë se që të dyja ofrojnë mbrojtje ndaj këtyre dy kushteve.
“Ne nuk mund të imponojmë njerëzve dhe të themi ‘të pini më shumë kafe ose çaj është e mirë për trurin tuaj’. Ajo që mund të themi vetëm është se në këtë studim, njerëzit që raportuan konsumim të moderuar të kafesë/çajit kishin më pak gjasa për të pasur një goditje në tru ose demencë në 10 vitet e ardhshme”, thanë studiuesit./Gazeta Shneta/