Një pacient postoi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ se emergjenca në QKUK nuk kishte karroca për personat që vuanin nga sëmundjet ortopedike, duke e shqetësuar atë tej mase, transmeton Gazeta Shneta.
Fjalët e tij ishin:
“Pse nuk ka karroca në emergjencë të spitalit? Është hera e tretë brenda vitit që më rastisë të vij për raste të ndryshme ortopedike. Kerkoja karrocë, pergjigja e njejtë nga mjekët dhe infermerët “Nuk kemi”. Si t’ia bëjmë? Gjinduni si të mundeni!
Njerëzit me fraktura nga më të ndryshmet barten në krah nga familjarët e mjerë. Sa duhet të kushtojnë karrocat? papërgjegjësi e kompetenteve!”