Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënat që kryejnë këtë veprim, janë të rrezikuara që fëmija i tyre të lind me autizëm

Këshilla për shtatzëna 29/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
 Vajzat janë më të rrezikuara të lindin autike nëse gjyshja e tyre ka pirë duhan kur ka qenë shtatzënë, paralajmëron një studim i ri. Rreziku për t’u diagnostikuar me spektrin e çrregullimit autik (ASD) është 53% më i lartë, kanë zbuluar hulumtuesit shkencorë.

Ato janë gjithashtu 67% më të rrezikuara që të shfaqin sjellje të lidhura me këtë gjendje, si mungesë socializmi ose sjellje përsëritëse.

Ekspozimi ndaj duhanit në mitër prek vezët e gruas, duke shkaktuar ndryshime që mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijës së saj.

Megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të zbuluar arsyen e zhvillimit të kësaj gjendjeje tek vajzat dhe për të parë nëse djemtë janë po aq të rrezikuar, transmeton Arbresh.info.

Shkencëtarët tek Universiteti Bristol, në Britani, kryen një studim afatgjatë tek më shumë se 14,500 pjesëmarrës, për të parë efektet e duhanpirjes në shtatzëni, përcjell Shëndeti. Duke përdorur informacionet e mbledhura ndër vite, ata mundën të përjashtojnë arsyetimet e tjera të mundshme për rezultatet e tyre.

Autorja kryesore e studimit, prof. Jean Golding, thotë: “Tashmë e dimë se duke mbrojtur fëmijët nga pirja e duhanit është një nga gjërat e mira që një grua mund të bëjë për t’i dhënë fëmijës një fillim të shëndetshëm në jetë”.

Tani kemi zbuluar se mos pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund t’u japë mbesave të tyre të ardhshme një fillim të mbarë gjithashtu.

Ajo shton se kanë nisur të studiojnë brezin tjetër të pjesëmarrësve, për të parë nëse efektet trashëgohen edhe tek një brez tjetër.

Artikulli paraprakTë lindurit në vitet ’80 të rrezikuar, vaksina e “Fruthit” duhet përsëritur
Artikulli i rradhës Emergjenca nuk ka karroca për pacientët me probleme ortopedike

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.