Pak muaj pa mbushur 32 vjet, këngëtarja përjetoi ndjenjën e papërshkrueshme të të bërit nënë me ardhjen në jetë të Tianit, si fryt i dashurisë me Patris Berishën.
E normalisht siç edhe pritej, emri i djalit është i rrallë dhe i padëgjuar shpesh. Por, shtrohet pyetja cili është kuptimi i tij?! Në enciklopedi online, Tian asociohet me dy kuptime.
I pari si i shenjtë kurse kuptimi i dytë dhe më i përhapur është ai që derivon nga mitologjia kineze. Tian, është një prej koncepteve kineze më të vjetra për kozmosin si nocion kyç në mitologjinë, filozofinë dhe religjionin e lidhur me këtë popull.
Figura të ndryshme në histori kanë pasur këtë emër teksa Tian mban emrin edhe një vargmal në Azinë Qendrore me pikën e Fitores si majën më të lartë në lartësi mbidetare./prive