Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ëndërrimtarë dhe romantikë, ja çfarë thonë yjet për ju sot

Horoskopi 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi-Do të jeni shumë romantikë dhe ëndërrimtarë, ndoshta për shkak të zhvillimeve tejet pozitive, të cilat do ju lejojnë që të stabilizoni paqen dhe harmoninë me partnerin/en tuaj. Disa propozime për bashkëpunime interesante, duhet të vlerësohen me kujdes.

Demi-Kjo do të jetë një ditë shumë e ngjeshur, e cila kërkon që të jeni më të vendosur në punë, sidomos nëse keni marrë një rol drejtues. Kjo e martë ju fton që të mos përfshiheni në shumë debate në dashuri.

Binjakët-Më në fund do të keni mundësinë për të marrë në dorë një projekt të cilin e keni braktisur prej kohësh. Jini të gatshëm të përballeni me diskutime të vogla në familje, por mundohuni të shmangni agresivitetin e tepruar.

Gaforrja-Disa persona do të jenë në kërkim të ndihmës tuaj. Dini të jeni shumë efektiv me të tjerët, por kur vjen momenti, nuk ngurroni të shfaqni krenarinë tuaj. Disa lëvizje ekonomike, duhen mbajtur nën kontroll.

Luani-Një takim i papritur do ju japë mundësinë që të bëni paqe me një person të cilin nuk e shihni prej kohësh. Jini të gatshëm të nisni projekte të reja në punë, të cilat do ju mbajnë të angazhuar gjatë gjithë verës. Kënaqësitë janë në ardhje.

Virgjëresha-Do t’iu duhet të rishikoni disa zgjedhje profesionale, të cilat i keni marrë disa kohë më parë dhe kjo mundësi ju lejon që të përmirësoni sa më mirë punë tuaj. Mundohuni të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj.

Peshorja-Në punë, do t’iu duhet të punoni shumë me mënyrën e komunikimit, pasi rrezikoni që të rezultoni shumë pak të besueshëm. Në dashuri ka disa rreziqe me të cilat do të përballeni, por do i përballoni, vetëm nëse jeni të sigurtë në ndjenjat tuaja.

Akrepi-Tregohuni mjaft të kujdesshëm në planifikimin dhe organizimin e projekteve tuaja. Do të lodheni në bindjen e një personi kokëfortë. Mundohuni të tregoheni sa më diplomatë. Në dashuri paraqiten të reja interesante.

Shigjetari-Duhet të mundoheni absolutisht të jeni më të qartë, spontan dhe të drejtpërdrejtë në dashuri, pasi personi që ju pëlqen, mund të keqkuptojë sinjalet tuaja. Mbrëmja do të jetë interesante edhe për të riparo disa marrëveshje profesionale.

Bricjapi-Ky është momenti më i mirë për të shënuar përmirësime në punë dhe për të bërë planifikime të reja për të ardhmen. Dita do të jetë mjaft e favorshme, sa u takon ndjenjave. Një lajm jo shumë i kënaqshëm, do ju bëjë nervoz.

Ujori-Për të çuar deri në fund një punë, keni nevojë për mbështetjen e një kolegu të besuar. Shpesh jeni shumë krenar për të kërkuar ndihmë, por kësaj radhe nuk e shmangni dot. Nisni të ripërkufizoni natyrën e disa raporteve.

Peshqit-Kjo e martë do të jetë mjaft interesante për të rigjetur sigurinë në dashuri dhe përgjithësisht në raportet ndërpersonale. Do të jetë një ditë mjaft pozitive për rivendosjen e raporteve me miq apo të afërm, me të cilët keni diskutuar së fundmi. Pazaret do të jenë mjaft të leverdishme.

Artikulli paraprakJa një zgjidhje për nënat që nuk po mund ta lënë dot duhanin
Artikulli i rradhës Moti sot, e martë 29 maj 2018

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.