Ju nuk mund të dëshironi saktësisht idenë e futjes së një gjilpërë të madhe në shpinë. Pavarësisht, epiruralët janë forma më e zakonshme e lehtësimit të dhimbjes që kërkohet nga gratë në procesin e lindjes.
Arsyet që gratë marrin një epidurale është nga frika e dhimbjes në lindje deri sa të jenë të lodhura për të vazhduar edhe pas një kohe të gjatë të këtij procesit shkruan Bellybelly.au transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa ju keni vendosur për një epidurale, anesteziologu do të kërkoj të qëndroni ulur për të marr atë injeksion.
Ju jeni varur mbi bark, keni kontraktime, ndërsa një gjilpërë e madhe po futet në shpinë? Qëndro ulur? Si është e mundur edhe kjo?
Epo, mendimi se çfarë mund të ndodhte nëse keni mundësi lëvizje dhe shlirim ndërsa futet një gjilpërë e madhe mund të dërgoj drejt një paralize (edhe pse e rrallë), ky pozicion i uljes tenton ti largohet këtij efekti anësor të rëndë të epiduralit.
Poashtu, anesteziologu mund t’ju bëjë të ditur në mes të procedurës që mund të ndjeni një goditje elektrike të tronditur në njërën këmbë. Kjo ndodh kur kateteri epidural tërhiqet kundër nervave në hapësirën epidurale.
Nuk zgjat shumë, por mund të ndjehet pak e çuditshme dhe e papritur. Nëse epidurali është vendosur në mënyrë korrekte, duhet të filloni të ndjeni efektet e anestezionit brenda disa minutash.
Pasi të keni marr një epidurale në vendin e caktuar, ju mund të vëreni ofruesin e kujdesit shëndetësor duke marrë temperaturën tuaj në intervale të rregullta.
Për më shumë informacione në lidhje me komplikimet e shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Kjo për shkak se deri në 30% të grave që kanë epidurale gjithashtu zhvillojnë një ethe, pa shenja infeksioni. Ethet epidurale gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të shfaqen tek nënat e herës së parë.
Vlen të ceket poashtu, se një nga efektet anësore më të çuditshme të një epiduralit është lëkura e kruar. Kjo ka të bëjë me ilaçet e përdorura në epidurale.
Një kompresë e ftohtë në zonë mund të ndihmojë; përndryshe ju mund të jeni në gjendje të merrni disa ilaçe për të kundërshtuar ndjenjën e kruajtjes.
Pas marrjes dhe fillimi të veprimit të epiduralit ju jeni goxha shumë të mbërthyer në një vend.
Nëse epidurali po bën punën e vet, trupi juaj – pjesa e poshtme është e mpirë, kështu që nuk ka asnjë ngritje për ndryshimin e kësaj pozite. Ose për të shkuar në tualet. Andaj do nevojitet të keni një kateter të futur në fshikëzën tuaj për të hequr urinën.
Ideja kryesore e një epidurali është të qetësoni dhimbjen, por nuk mund të heqë çdo ndjesi.
Kur qafa e mitrës tuaj është plotësisht e holluar, fëmija juaj fillon të zbresë nëpër buzën e legenit dhe përmes vaginës.
Nëse keni një infuzion të vazhdueshëm epidural në vend, ju me siguri nuk do të ndjeni dhimbje, por do të ndjeni presionin e foshnjës tuaj duke shtrydhur nëpër atë hapësirë.
Ndërsa kjo mund të ndihet vërtet e çuditshme, është një pjesë mjaft e rëndësishme e lindjes. Ju mund të punoni me atë presion për t’ju ndihmuar të shtyni fëmijën tuaj jashtë. /Gazeta Shneta/